Sali: shëndetësinë e kemi të sëmurë! Për tre vite janë ndërruar katër ministra

    Bekim Sali nga koalicioni VLEN në Daily Click në TV21 tha sistemi shëndetësor në vendin tonë sëhtë i sëmurë. Ai thekson se dikush duhet të mbart përgjegjësi për ndërprerjen e vazhdueshme të politikave në reformat në shëndetësi. Sali thotë se udhëheqësit politikë po e dëmtojnë shëndetësinë, pasi vetëm për tre vite janë ndërruar 4 ministra.

    “Në tre vitet e fundit janë ndërruar 4 ministra të shëndetësisë, mund ta paramendoni se çfarë kontitunuiteti mund të ketë në atë dikaster, duke pasur parasysh që të gjithë ministrat kanë pasur qëllime të mira, unë besoj në qëllimet e mira të çdonjërit që e merr një detyrë publike”, tha Sali.

    Sali kërkon reforma në financimin e institucioneve shëndetësore: Shërbimet paguhen me çmime shumë të ulëta, s’janë aspak të arsyeshme

    Sali tha se pjesa e financimit të institucioneve publike dhe private shëndetësore kërkon qasje serioze nga ekspertë. Sali tha se në këtë pjesë të shëndetësisë ka nevojë për reforma.

    “Për fat të keq Fondi për Sigurim Shëndetësor ka mbetur në politika dhe çmime-çmimoret e formuara që nga viti 2007-2008, duke pasur parasysh që prej viti 2007-2008 kemi inflacion ndoshta mos të them mbi 60 për qind, ndoshta kemi reformim të brendshëm të institucioneve me shërbime të reja shëndetësore dhe kur shërbimet paguhen me çmime shumë të ulëta, që nuk janë aspak të arsyeshme, ju ballafaqoheni me një institucion që krijon borxhe gjatë gjithë kohës dhe ka vështirësi të mbijetojë”, shtoi Sali ndër të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: poshtëruese dhe e turpshme për ne që Amerika të na thotë se cilët janë kriminelët mes nesh

    Lajmi i rradhës

    Vdes poetesha Lindita Ahmeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë