Sot, fatmirësisht të gjithë patericat e BDI-së janë unifikuar dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre amë dhe janë kthyer pronarit të mëhershëm. Këtë e deklaroi Bekim Sali nga koalicioni VLEN, duke shtuar se këtë radhë jo kërcënimet po asnjë metodë tjetër e cila është praktikuar dhe në disa raste ka patur edhe rezultat, tani më është duke ndodhur vërshimi i popullit.
Sa i përket tensionimit të situatës, Sali, tha se ai personalisht nuk pret ndonjë eskalim të situatës.
“Kisha apeluar thjeshtë rezultati të pranohet i atillë, për arsye se sovrani do ta ketë ditën në të cilën do të shprehet i kënaqur nga politikat 22 vjeçare apo nevojtar për ndryshime”, deklaroi Sali nga Alternativa.
Bekim Sali u shpreh i bindur se më 24 prill dhe me 8 maj, sovrani do ta shpreh me dallim të madh pëlqimin e ndryshimeve.
Kovaçevski e sheh si dukuri të zakonshme punësimet familjare në M-NAV
Se në kompaninë shtetërore për kontrollin e fluturimeve civile M-NAV, trashëgohen vendet e punës nga gjyshi tek djali…