POSTA E RMV SI NË MESJETË!

    Vitin e kaluar, qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë ishin cak i mashtrimeve me mesazhe SMS në të cilat shkruante se u ka ardhur një dërgesë të cilën ata duhet ta marrin. Një numër i madh i qytetarëve u bënë viktima të këtij mashtrimi, sepse pothuajse çdo i dyti qytetar i Maqedonisë bën porosi online, shkruan A1on.

    Në janar të vitit 2024 një numër i madh i mediave raportuan për mashtrimin përmes mesazheve të rrejshme SMS, si dhe për atë se si në shënjestër të këtij mashtrimi në internet ishin qindra qytetarë.

    Sh.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” paralajmëroi publikisht për “Informacione të rrejshme dhe keqpërdorim të emrit të Postës së Maqedonisë së Veriut” duke theksuar se “qytetarët po pranojnë mesazhe në telefonat e tyre me përmbajtje të pavërtetë”. Para kësaj, më 27 nëntor të vitit 2023, Posta paralajmëroi për të njëjtin lloj mesazhesh SMS. Posta i njoftoi qytetarët se i vetmi njoftim të cilin e dërgon posta është një formë të një kartoni në kutitë postare, me të cilin ju njofton që ta merrni dërgesën.

    Dhe përderisa Maqedonia ende po merret me kartonë dhe dërgesa në kuti postare, të gjitha vendet në rajon e kanë modernizuar sistemin e dërgesave. E fundit në këtë listë është Serbia.

    Posta e Serbisë nga muaji prill nuk do të dërgojë më SMS dhe email, por ajo do të prezantojë një aplikacion të ri falas, i cili do t’u mundësojë përdoruesve qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet postare, por me të cilin do të shmangen mashtrimet e mundshme. Të gjithë ata që deri dje tentonin t’i mashtrojnë qytetarët duke dërguar mesazhe në emër të postës, nuk do të mund të dërgojnë më SMS, thonë nga “Poshta Srbija”.

    Aplikacioni do ta centralizojë regjistrimin dhe identifikimin e përdoruesve, duke ofruar kështu një llogari të vetme të përdoruesit, e cila përdoruesve do t’u mundësojë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në shërbimet postare. Përdoruesit, përveç opsioneve ekzistuese për caktimin e postierëve, përcjelljen e dërgesave dhe kalkulatorët e çmimeve, me këtë aplikacion do t’i shmangin mashtrimet ndaj të cilave janë ekspozuar në të kaluarën përmes mesazheve SMS dhe Viber-it, thonë nga  “Poshta Srbija”.

    Në Maqedoni, me sa duket ende jemi në epokën e “pëllumbave” kur bëhet fjalë për dërgesat postare.

    “Njoftimi i vetëm dhe zyrtar për dorëzimin e dërgesave bëhet nga postierët tanë. “, thonë nga Posta e Maqedonisë së Veriut.

    Në faqen zyrtare të Postës ekziston një sistem për ndjekjen e dërgesave, por thuhet se: “Dërgesa është dërguar në postën rajonale, e cila është përgjegjëse për dërgesë. Sistemi regjistron dhe lënien e njoftimit për dërgesën e mbërritur në rast se dorëzimi është i pasuksesshëm dhe bën ndjekjen e mëtejshme e dërgesës deri në dorëzim, pra e kthen atë në zyrën postare nga ku është dërguar në rast se dërgesa nuk merret brenda periudhës së ruajtjes të përcaktuar me ligj. ”

    Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, vitin e kaluar ka pasur ofertë nga një kompani malazeze për të instaluar dhe këtu një aplikacion të ngjashëm me atë në Serbi. Kanë qenë në postën e Maqedonisë, kanë bërë prezantim atje, por Posta e Maqedonisë së Veriut nuk ka shfaqur interes dhe nuk e ka blerë aplikacionin.

    Ka disa aplikacione për ndjekjen e dërgesave edhe në Maqedoni, por ato janë produkt ose i personave fizikë ose i kompanive private dhe i përdorin informacionet e disponueshme nga ueb-faqja e postës ose dërguesit e tjerë.

    Edhe në Maqedoni ka problem me vonesa të dërgesave dhe ata që kanë porositur online thonë se dërgesat i presin pas disa muajsh nëse arrijnë fare.

    Maqedonia ka problem edhe me vonesat e dërgesave, ndërsa ata që kanë bërë porosi online thonë se dërgesat i presin me  muaj, ndërsa ndodh edhe që të mos i pranojnë fare.

    Problemi është se në vitin 2024 Posta e Maqedonisë së Veriut ende nuk e ka të automatizuar të ashtuquajturin “Ndarës të dërgesave”, pra dërgesat në vendin tonë ende ndahen manualisht, ndërsa kudo në rajon ka ndarës të automatizuar për ndarje të shpejtë dhe dërgim të shpejtë. Ndarja manuale e dërgesave që arrijnë tek ne është një nga arsyet se pse dërgesat vonohen me muaj të tërë. Qytetarët që kanë porositur nga Ali Express apo faqe të ngjashme ankohen se dërgesat nuk arrijnë ose vijnë me disa muaj vonesë.

    Problemi është se një makinë e automatizuar për ndarje kushton shumë para dhe Posta e Maqedonisë së Veriut ka kohë që ka vështirësi me financat. Punonjësit e saj u hodhën në grevë duke kërkuar pagesën e rregullt të pagave.

    Pak kohë më parë para postës në Shkup është vendosur një skulpturë e një kërmilli, në kuadër të aksionit gueril të Qendrës për Arte Bashkëkohore të titulluar “Posta është e shpejtë, vetëm se vjen ngadalë”. Organizatorët theksuan se me këtë aksion duan ta theksojnë problemin me shpejtësinë e dorëzimit të dërgesave.

    Në skulpturën e vendosur është shkruar edhe “Përkrahje për sindikatën e punonjësve të Postës së Maqedonisë së Veriut në luftën e tyre për të krijuar një ndërmarrje publike funksionale që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve”.

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tashmë me vite ankohen për mosfunksionimin e Postës së Maqedonisë së Veriut dhe problemeve të saja me vonesën e porosive me muaj, mungesën e postierëve, humbjet financiare si dhe vonesën e pagave të punonjësve. Ndërkaq, edhe pse Qeveria bëri një studim fizibiliteti edhe debatoi për privatizimin e saj, nga autoritetet ende nuk ka zgjidhje. Drejtorët heshtin për të dhënë shpjegime për institucionin i cili është bë “barrë” për shtetin dhe problem për qytetarët.

    Posta e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar vazhdimisht ta japë listën e të punësuarve të tyre të kërkuar nga redaksia e Portalb.mk, duke u nisur nga fakti që sipas studimit të fizbilitetit të Postës, ka pasur persona që nuk kanë shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë. Të dhënat që Portalb.mk siguroi në fund të muajit janar nga ish drejtoresha e Postës së Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazi tregojnë se në Postë ka gjithsej 1814 të punësuar, por pa listën e të punësuarve.

    Lajmi Paraprak

    Gastronomia në Ohër e mbushur me punëtorë nga Nepali dhe Filipinet

    Lajmi i rradhës

    Sali: të gjithë patericat e BDI-së janë unifikuar dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre amë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë