Saraçini: Gjuha e urrejtjes në Maqedoni ndodh për shkak të kulturës së mosndëshkimit (Video)

    Në “Brifingun e mëngjesit” të “Slloboden Peçat”, kryetari i Institutit për Media dhe Analitikë (IMA), Petrit Saraçini theksoi se situata me praninë dhe efektet e gjuhës së urrejtjes po bëhet gjithnjë e më e vështirë, më shqetësuese dhe më brengosëse. Arsyeja kryesore për këtë është kultura e mosndëshkimit në lidhje me sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, e cila prej kohësh është vepër penale në sistemin tonë juridik, përcjell Nistori.

    “Para disa ditësh pati dezinformata se ende, padyshim kjo është një anë që shpesh e përdor gjuhën e urrejtjes – se deri më tani gjuha e urrejtjes do të dënohej në rrjetet sociale. Gjuha e urrejtjes është krim. Gjuha e urrejtjes përmes një sistemi kompjuterik është një krim dhe ka qenë prej kohësh në Kodin tonë Penal. Ndodh për faktin se institucionet tona veprojnë rrallë, më së shpeshti, fatkeqësisht kur janë subjekt i urrejtjes dhe kërcënimeve politikanët apo zyrtarët, dhe dimë disa raste kur autorët gjenden brenda 24 orëve. Por një pjesë e madhe e kësaj gjuhe të urrejtjes mbetet e pandëshkuar.”

    Sipas Saraçinit, gjuha e urrejtjes nxit dhunën dhe reflektohet në realitet, gjë që mund të shihet përmes disa shembujve praktikë, si ngjarja e fundit fatkeqe në Kuvend, rasti në Manastir etj., Nuk është diçka që mbetet vetëm në botë virtuale dhe harrohet.

    Ai theksoi se sanksionimi i përshtatshëm, zbatimi jo selektiv dhe konsekuent i ligjeve ekzistuese do të kontribuojë në reduktimin e gjuhës së urrejtjes.

    “Praktika kudo në botë e vërteton këtë, ku ka sisteme të konsoliduara, ku ka reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, ndaj përhapjes së dezinformatave, ndaj gjithë këtyre çrregullimeve informative”, shtoi Saraçini. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Subvencionimi i paneleve diellore për dalje nga kriza energjetike

    Lajmi i rradhës

    Pse Rusia nuk po mund ta paguajë borxhin e saj të jashtëm?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë