Scholz: Të çelen sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

    Kancelari gjerman Olaf Scholz po angazhohet fuqimisht për hapjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Scholz tha të hënën në Berlin, pas një takimi me homologen suedeze Magdalena Andersson, se të dy janë të mendimit se ka ardhur koha për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  

    “Çdo vonesë e bën Ballkanin Perëndimor më vulnerabël ndaj ndikimit të palëve të treta,” paralajmëroi Scholz.

    Nuk është hera e parë që kancelari gjerman e shtyn përpara axhendën e zgjerimit. Çelja e negociataveaktualisht pengohet nga konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Verut. Shqipëria tani  po përpqiet për çeljen e negoicatave edhe pa  Maqedoninë e Veriut. 

    Së fundmi në Berlin ishte kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës së Shqipërisë, Taulant Balla, pikërisht për të lobuar për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e zgjerimit. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Ngrohja me mazut, ndotësi kryesor i ajrit në Shkup

    Lajmi i rradhës

    “Teknologjia, faktori kryesor për çrregullimet në të folurit te fëmijët”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë