“Secili duhet ta shikojë veten në pasqyrë para se të akuzojë dikë”

    Foto: AIM

    Arsyetim të interpelancës së parashtruar dha koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski i cili gjatë fjalimit të tij e kritikoi punën e deritanishme të Xhaferit dhe përgjigjen me shkrim të Xhaferit pas interpelancës së dorëzuar. Mbyllja e deputetëve është vepër penale, miratoni ligje në mënyrë kriminele me procedurë të shkurtuar, ndërsa ofendimi i shërbimeve kuvendore paraqet shkelje e kodeksit të kuvendit, tha Micevski dhe në foltore e grisi kodeksin.

    “Thoni se deshët që t’i numëroni deputetët, kjo nuk është e saktë, shërbimet i numërojnë të punësuarit sipas nenit 95 paragrafi 4 dhe kjo nuk është e kontestueshme që ta bëni dhe e bëni rregullisht. Por shërbimet e sigurisë e mbyllin derën por jo sipas kësaj procedure siç bëni ju. Kjo është vepër penale, sipas nenit 12 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë ku janë shkruar vlerat themelore dhe e drejta e lirisë së lëvizjes. Ky është kodeksi i Kuvendit. Këtë kodeks nuk do ta komentoj. Me këtë kodeks shumica parlamentare, BDI dhe LSDM e bënë këtë.”- deklaroi Nikolla Micevski, Koordinator i VMRO-DPMNE-së.

    Kryeparlamentari Xhaferi, rrinte në karrigen e tij të deputetit, kurse seancën e udhëhoqi zëvendësi Goran Misovski. Xhaferi tha se opozita vazhdimisht po e ofendon, duke shtuar se ai do të vazhdojë të punojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme njësoj si deri tani. Sa u takon kritikave, ai porositi se secili duhet ta shikojë veten në pasqyrë para se të akuzojë dikë.

    Shërbimi e ka për detyrë ta bëjë punën e vet në mënyrë të ndërgjegjshme. Nëse i kam mbyllur dyert sipas Rregullores, le të konstatohet gjendja faktike, sepse ashtu është procedura. Për dallim prej dikujt tjetër, unë nuk i kam hapur dyert duke e ekspozuar jetën e njerëzve. Në vitin 2018 këtu hipët, ish-kryeministri im. Po, kryeministri im, unë isha ministër në Qeverinë e tij. Hipi lart, dhe më hodhi ujë. Ku ishit atëherë?”- pohoi Talat Xhaferi, Kryetar I Parlamentit.

    Në mbrojtje të Xhaferit dolën deputetët e BDI-së dhe LSDM-së, kurse opozita e sulmoi, duke pohuar se interpelancën e mbështet më shumë se gjyma e Maqedonisë.

    “Edhe sot po ndodh i gjithë krimi. Sot po ndodh e gjithë farsa. Me shumë vëmendje e dëgjova përgjigjen tuaj këtu në interpelancë kur thatë se – para se të hidhni gurin e parë, shikojeni veten në pasqyrë. Le të flasim për atë se kush e hodhi filxhanin e parë dhe pastaj ta shohim veten në pasqyrë… “- tha MIle Lefkov VMRO-DPMNE.

    Ndryshe, sipas renditjes së forcave në Kuvend nuk pritet që të votohet interpelanca, thonë nga opozita, por megjithatë shtojnë se qëllimi i kësaj interpelance është që Xhaferi të përgjigjet për sjelljen e tij të pahijshme dhe shkeljen e procedurave të Rregullores. Për debat u paraqitën 41 deputetë, por pa marrë parasysh numrin e deputetëve të paraqitur dhe nëse do të marrin fjalë, është paraparë që seanca të zgjasë deri në mesnatë, kur duhet të ndodhë edhe votimi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Modeli i ri për llogaritjen individuale të faturave të rrymës, i paqartë për qytetarët

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Kërkojmë durim, propozimi i ri francez do të prezantohet siç duhet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë