Sejdiu: kryeministri shqiptar është manipulim i BDI-së për të mbijetuar politikisht

    NGA BDI THONË SE DO TË NDRYSHOJNË BINDJE DERI NË DITËN E VOTIMIT

    Kryeministri i parë shqiptarë vazhdonë të jetë i pa pranueshëm për frontin opozitar shqiptarë, nga ku njoftojnë se i njejti nuk do të përkrahet. Nga Bdi thonë që deri në ditën e votimit deputetët e opozitës do të ndryhojnë bindje dhe do të votojnë qeverinë teknike. Mbrëmë në Klan debat u diskutua edhe deklarata e z. Kurtit.

    Fronti opozitar nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik, kështu bëri të ditur mbrëm në Klan Debat nënkryetari i Lëvizjes Besa Blerim Sejdiu. Sipas tij, “kryeministri shqiptar” është vetëm manipulim i BDI-së për të mbijetuar politikisht. Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

    ”Në çdo pozicion ku shqiptarët janë të dobët dhe nënçmohen me tre muaj, dy muaj,  tre javë,  ne nuk do të marrëm pjesë. Ky nuk është kryeministër i shqptaëve po është kryeministër i BDI-së. E para, këta janë manipulime. E dyta, ‘ai po vjen – rinia po ikën’. Kush po vjen? Këta janë manipulime për mbijetesë politike. BDI-ja nuk ka hallin e shqiptarëve, në këtë rast edhe me kryeministrin e parë shqiptar” – tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa.

    Por ndryshe thonë nga BDI, Deputeti i kësaj parti Bajram Kadriu thotë se do të votonte kandidatin për kryeministër shqiptar qoftë edhe nga radhët e opozitës.

    ”Pas 70 vite të këtij shteti kush do që të ishte kandidatë nga cila parti politike të jezë do e kisha votuar. 100 ditëshi u premtua dhe do të ndodh dhe të gjitha ndryshimet në këtë vend kanë filluar me BDI-në” – tha Bajram Kadriu – Deputet i BDI-së.

    Sa i përket deklaratës se Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se partia e tij nuk do të merrë pjesë në zgjedhje, Sejdiu nuk deshi të komentoj deklaratën e Kurtit, por theksoi se kontaktet janë realizuar me këshilltarin e LVV në RMV.

    ”Sa i përket deklaratave të zotit Kurti ai është përgjegjës për deklaratat e tij. Ndërkaq,  ne si front opozitar kemi pasur kontake me këshilltarin e Zotit Kurti” – tha Blerim Sejdiu – Nënkryetar i Lëvizjes Besa

    Sa i përket anëtarit të opozitës në KSHZ Sejdiu këmbëngul, që ky vend i takon frontit opozitar dhe se nuk do të lëshojnë pe për këtë rast, në të kundërtën, sipas Sejdut do të shqyrtohet mundësia edhe për pjesëmarrje apo mos pjesëmarrje në zgjedhje.

    Lajmi Paraprak

    Librat që ju mundësojnë të përvetësoni aftësi të reja brenda vetëm një muaji

    Lajmi i rradhës

    Parlamenti turk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë