Sektori i turizmit kërkon ndihmë nga shteti

    Punonjësit e turizmit ankohen, se nuk marrin ndonjë ndihmë dhe bashkëpunim, nga disa institucione shtetërore. Nga Oda Turistike thonë se turistët e huaj nuk kanë prej ku të informohen rreth protokolleve Kovid, dhe situatës me infeksionin në vend. Arsyeja për këtë, sipas tyre, është se nuk ka të dhëna të reja në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për disa muaj, ndërsa në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka asnjë mundësi për gjuhën angleze, kështu që të huajt që do të ishin të interesuarit ta vizitojnë Maqedoninë duhet të informohen nga ambasadat.

    “Ajo që ende mungon është dukshmëria e institucioneve, që duhet ta bëjnë Maqedoninë të dukshme, si destinacion turistik. Këto janë aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe informimi i vazhdueshëm përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Brendshme, por këtu të dhënat janë ato të vjetrat, të vitit të kaluar, jo të azhurnuara dhe pa paraqitje të situatës reale në vend”- deklaroi Daniela Mihajlovska -Oda Ekonomike.

    Punonjësit e turizmit besojnë se vendi duhet të përqendrohet më shumë në turizëm. Ata ankohen se ndihma financiare që morën nga qeveria ishte minimale dhe e pamjaftueshme.

    “Fluturimet nga Holanda janë ende të pasigurta, dhe kemi njoftime se ato do të anulohen plotësisht. “Ne tashmë i kemi këta turistë polakë, ata janë me iniciativë të sektorit privat me përpjekje individuale”- pohoi Asim Mexhedoviq Oda Turistike

    Nga Sektori i turizmit thonë se është e papranueshme që gjatë sezonit veror të ketë punime ndërtimore në shumë prej plazhe në bregun e Ohrit . Në vend që të kenë tani shezlonge, bare dhe dekor të ngjashëm, në plazhet tani turistët shohin ekskavatorë dhe mjeshtër që largojnë objekte të paligjshme, ndërsa gjithë vitin kanë ndenjur në shtëpi. Punëtorët turistë kanë sugjeruar, që mysafirët e huaj verës të fitojnë parkim falas në të gjithë vendin./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ESHR: Shteti ka marrë më pak para

    Lajmi i rradhës

    Zaev, Rama dhe Vuçiq përmes video konferencës do të bisedojnë për “Shengenin e Vogël”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë