Sektorin e turizmit në RMV nuk e presin ditë të mira

    Deri në fillim të verës, Ohri dhe Struga nuk mund të presin përmirësim të situatës në turizëm duke pasur parasysh rrethanat aktuale – shprehen ekspertët. Gastronomët thonë se arsyeja është mungesa e mysafirëve dhe faturat e larta të energjisë elektrike.

    “Nëse marrim parasysh situatën në shumicën e vendeve evropiane, nuk pritet asnjë interes për këtë periudhë para fillimit të sezonit kryesor turistik. Mbetet për të shpresuar që pandemia të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk i kemi grupet nga Turqia, Polonia, numri i turistëve nga Holanda ka shënuar rënie”, tha Zoran Jançeski- hotelier nga Ohri.

    “Ohri ka karakter sezonal të turizmit dhe deri në prill nuk presim ndonjë përmirësim ose përmirësim të lehtë të turizmit. Që tani e tutje duhet të punojmë me operatorët turistikë për të nënshkruar kontrata”, tha Cvetko Andreeski – Profesor në Fakultetin e Turizmit

    Ndryshe, viti 2020 ishte viti më i vështirë pas vitit 2001 në turizëm. Janë realizuar vetëm gjysma ose 1.600.000 fjetje. Në vitin 2019 më të suksesshëm deri më tani, janë regjistruar 3.2 milionë fjetje. Vitin e kaluar, 75% e fjetjeve në vendin tonë kanë qenë nga turistë vendas, dhe vetëm 25% nga ata të huaj.

    “Problemi nuk është vetëm raporti mes mysafirëve vendas dhe të huaj, por fuqia blerëse, fuqia konsumatore e turistëve tanë dhe të huaj. Nëse shikoni jashtë vendit, në Francë 70% e fjetjeve janë nga turistët vendas, por fuqia e tyre blerëse është drastikisht më e lartë, ndoshta në një pjesë të mirë dhe më e mirë se të huajt që vijnë në Francë”, thaksoi Cvetko Andreeski – Profesor në Fakultetin e Turizmit

    Ndryshe, disa nga hotelet në rivierën Ohër-Strugë janë plotësisht të mbyllura, dhe shumë nga të punësuarit qëndrojnë në shtëpi dhe marrin 70% të pagës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zjarrfikësit në Tetovë, kamionët me goma vere dhe të vjetra

    Lajmi i rradhës

    Shtetësia, lëndët mbeten në sirtaret e ASK-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë