Zjarrfikësit në Tetovë, kamionët me goma vere dhe të vjetra

    Fotografia: Nistori

    Kamionët e Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë edhe pse vazhdimisht shpëtojnë jetë dhe prona, funksionojnë me goma shumë të vjetra. Hera e fundit që janë ndërruar gomat është viti 2005. Shefi i këtij Njësiti thotë se çdo vit është alarmuar, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

    “Në këtë gjendje kanë gomat shumica e kamionëve të zjarrfikësve, këtu në qytetin e Tetovës. Besoni ose jo, ka zjarrfikës që i vozisin çdo ditë këto kamionë, por që nuk e mbajnë mend për herë të fundit, kur janë ndërruar këto goma.”

    Me vite të tëra janë bërë kërkesa të vazhdueshme, por përgjigje pozitive nuk është marrë asnjëherë.

    Gazetari: Kur janë nderuar për herë të fundit gomat a e mbani mend?

    “Nuk e mbaj mend, unë jam këtu që prej gjashtë vjetësh në punë nuk janë ndërruar gomat. Jemi në rrezik shumë se janë të vjetruara shumë dhe janë goma vere, nuk janë goma dimri për sezonin e tanishme.  Kur ka ngrica s`mund të kalojmë, se janë goma vere, s`janë goma dimri”, tha Ajet Sulejmani. Zjarrfikës, vozitës kamioni

    Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë, Uka Aliti thotë se shumica e gomave nuk janë ndërruar që nga vitit 2005.

    “Është e vërtetë kjo që gomat e automjeteve speciale në NJTKZ, duhet të ndërrohen, sepse që kur i kemi marrë këto mjete nuk janë nderuar asnjëherë gomat. Kërkesën e kemi bë deri tek organet kompetente dhe besoj që do has në pozitivistet për NJTKZ Tetovë dhe do ndërrohen këto goma”, tha Uka Aliti. Shef i NJTKZ

    Gomat e stërvjetra, nuk janë problemi i vetëm i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Me vite të tëra, kjo njësi apelon për makinë me shkallë të larta për shuarjen e zjarrit në pallate banimi, dhe shtim të numrit të zjarrfikësve por autoritetet nuk kanë treguar gatishmëri për t’iu përgjigjur këtyre nevojave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Struga shënon rritje prej 25% të personave në dializë

    Lajmi i rradhës

    Sektorin e turizmit në RMV nuk e presin ditë të mira

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë