Sela për Koalicionin VLEN: mos u bëni kukulla të Mickoskit

    Ziadin Sela sonte nga tubimi i Frontit Europian në Shkup, në mes tjerash foli edhe për opozitën shqiptare.

    Ai tha se “liderët e koalicionit VLEN të paketuar kanë shkuar në valixhen e Mickoskit” dhe për këtë ai pati një porosi që siç tha, dëgjoni mesazhin e popullit dhe Frontit Europian.

    Sela tha se “Fronti Europian është ëndrra e të gjithë komuniteteve të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut”.

    “E keni parë Hristijan Mickoski se si i ka bërë planet. I ka bërë planet bashkë ai me VMRO-në, Levicën e të tjerë dhe planit e tij donka që t’i bëjë edhe me disa kukulla që i ka gjetur te shqiptarët që të ngjajnë me ato kukullat ruse”, tha Sela./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: ky shtet do të bëhet i drejtë, nuk do të kemi tolerancë ndaj korrupsionit

    Lajmi i rradhës

    Mëngjesi i shëndetshëm – A ju ndihmon të mbani trupin në formë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë