Sela: Si janë regjistruar maqedonasit myslimanë? Diaspora s’është 12 për qind, variabëli matematikorë shkelje e ligjit

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencën e sotme deklaroi se në procesin e regjistrimit janë hasur disa parregullsi. Sela tha se nuk e ka të qartë se në cilën grafë të përkatësisë etnike janë vendosur maqedonas myslimanë.

    “Ka disa dilema. Kam një pyetje publike. Sa është numri i maqedonasve myslimanë, Të cilët ishin në grafën e regjistrimit të popullsisë, meqë ishin në grafë ishin antikushtetuese. Qenia e tyre si grafë e veçantë për të regjistruar dhe po supozoj që mund të ketë të regjistruar. Pyetja publike që duhet bërë është që në kuadër të cilës bashkësi etnike janë regjistruar tani këto qytetarë që janë deklaruar maqedonas myslimanë”, tha mes tjerash Sela.

    Kreu i ASh-së theksoi se vlerëson se është manipuluar me numrin e diasporës.

    “A me të vërtetë besojnë eksponentët e Qeverisë që numri i qytetarëve tonë që jetojnë në diasporë është vetëm 12 për qind, kur të dhënat e organizatave të besueshme dhe me merenome ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Eurostati, të vazhdueshëm kanë qenë deklaratat e tyre që minimumi 30 për qind e popullsisë vetëm dy dekadat e fundit është shpërngulur në vendet perëndimore, duke mos përfshirë dekadat e mëhershme”, tha mes tjerash Sela.

    Ai tha se me vendosjen e variabiles matematikore në procesin e regjistrimit është shkelur nenit 10 nga Ligji për Regjistrimin.

    “Variabilet kur futen në përllogaritje, natyrisht se ndryshojnë rezultatet. Kjo variabël matematikore e cila na paraqitet tani si 132.000 banorë që nuk kanë as përkatësi etnike, as fetare, as gjuhë ejt . Kjo është shkelja më e rëndë”, theksoi Sela. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Teuta Arifi ambasadore në BE, dështim i BDI-së dhe Qeverisë aktuale

    Lajmi i rradhës

    Alarmi i shefit të OKB-së: Lufta në Ukrainë, një katastrofë që tronditi themelet e rendit ndërkombëtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë