MASH pas 35 viteve investoi mbi dy milionë denarë në konviktet e studentëve

    Ministria e Arsimit dhe e Shkencës furnizoi 25 makina dhe aparate të reja profesionale për mensë në tre konvikte për studentë. Me këtë furnizim në vlerë prej 2,5 milionë denarë, konviktet e studentëve “Goce Dellçev”, “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu” pas 35 vitesh modernizojnë kushtet, ngritin cilësinë dhe përmirësojnë shërbimin për studentët.

    Si pjesë e planit për avancimin e standardit të studentëve janë edhe aktivitetet për përmirësimin e kushteve për akomodim dhe qëndrim në konvikte. Është filluar rikonstruksioni i 9 konvikteve me KfW Development Bank, ku janë ndarë 25 milionë euro, me të cilat konviktet do të modernizohen.

    “Në periudhën e kaluar kemi punuar me përkushtim në përmirësimin e standardit të studentëve dhe nxënësve. Kemi ndryshuar politikat e bursave, kemi futur kategori krejtësisht të reja të bursave, por edhe i kemi rritur shumat mujore të bursave që u paguhen studentëve dhe nxënësve. Bursat për studentë që janë ndarë në disa kategori me shuma të ndryshme prej 3.300 denarë, 4.400 denarë e kështu me radhë, tani janë të gjitha të barabarta me 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për studentët e regjistruar në Matematikë, Fizikë, Kimi, të cilat mbesin 18.000 denarë në muaj. Për herë të parë kemi futur edhe bursa për ciklin e tretë të studimeve, ato janë 15 bursa prej 18.000 denarë për 12 muaj në vit, ndërsa i kemi kthyer pas një dekade të tërë edhe bursat për studime pasdiplomike në vend, gjithsej 50 bursa në vlerë prej 9.000 denarë për 9 muaj në vit. Të dyja llojet e bursave janë për studentët që do të regjistrohen në profesione të veçanta të shënuara në konkurset, të cilat janë më deficitare”, thuhet në kumtesën e Misnistrisë së Arsimit.

    Për herë të parë këtë vit ka filluar pagesa për racioni të subvencionuar të studentëve, të cilin aktualisht e pranojnë mbi 27 mijë studentë. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës vazhdon ta avancojë standardin e studentëve dhe të nxënësve dhe të investojë në kushte më të mira për akomodim dhe mësim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Gjuha ka humbur thagmën për të rrokur të vërtetat e kohës

    Lajmi i rradhës

    Sela: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë