Selami: Regjistrimi i popullsisë përfundoi me sukses

    Operacioni statistikor i shumëpritur i cili në shtet është pritur pothuajse 20 vjet po përfundon dhe në vijim janë kontrollet e fundit në terren për regjistrimin e atyre familjeve të cilat për arsye të ndryshme nuk janë përfshirë deri më tani. Enti Shtetëror për Statistikë nuk kërkoi zgjatjen e afatit për regjistrimin.

    Nga ky institucion thonë se ekipet e tyre do të punojnë deri në orën 20:00, ndërsa pas orës 21:00 drejtuesit e këtij Institucioni në një konferencë për media do të tregojnë për mbarëvajtjen e procesit.

    Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave në një linjë direkte në Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në vend është përmbyllur me sukses.

    Sipas tij kanë arritur që të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave që posedon Enti i Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Në Prespë po shkruhet historia

    Lajmi i rradhës

    Asnjë detaj nga idetë e diskutuara të Varheljit rreth kontestit me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë