Serbët vendosin barrikada edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok

    Pas bllokimit të rrugës në Rudar të Zveçanit, kamionë që në mes të rrugës të ndaluar janë parë sot edhe në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok.

    Ekipet e Kallxo.com, kanë filmuar rrugët ku shihen kamionët të cilët janë vendosur nga banorët lokal të zonës.

    Afërsisht, kamioni i vendosur në mes të rrugës është te vendi i quajtur ura Slepac, rreth dy kilometra që dërgon në Çabër.

    Më 2 tetor, pas një marrëveshje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, u larguan barrikadat pas 13 ditë qëndrimi në dy pikë-kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë. Por, 12 ditë pas, barrikadat janë shfaqur sërish në veri të vendit.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të drejtësisë, sot nisën një aksion kundër kontrabandës në katër komuna të vendit, duke përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.

    Menjëherë pasi u panë forcat e rendit në aksion, serbet protestuan e më pastaj edhe bllokuan rrugët.

    Lajmi Paraprak

    Pas zgjedhjeve lokale Sela paralajmëron shumicë të re parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Doktori fantom” në dorë të autoriteteve hetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë