Shahpaska: Në fund të vitit do të dorëzohet një metodologji e re për harmonizim të pensioneve

    Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua sot me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Koçani, në të cilën marrin pjesë edhe pensionistë nga Çeshinova -Oblesheva dhe Zërnovci, e cila konsiderohet si një nga shoqatat më të mëdha sepse numëron rreth 8 mijë pensionistë.

    Ajo i informoi pensionistët për çështjet që u interesojnë më shumë, për standardin e pensionit dhe rritjen e pensioneve.

    “Ne gjithashtu folëm edhe për ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve, të cilës Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tashmë po i afrohet, dhe besojmë se deri në fund të vitit, do të dorëzohet një metodologji e re, e cila do t’i harmonizojë pensionet me rritjen e pagës mesatare”, tha Ministrja Shahpaska.

    Në takimin me ministren Shahpaska, anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve nga Koçani u interesuan gjithashtu për ndërtimin e një Shtëpie rajonale për të moshuarit. Ministri vuri në dukje se programi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përfshin ndërtimin e një Shtëpie për të moshuarit me kapacitet 156 persona, e ndërtuar në përputhje me zgjidhjet dhe standardet më bashkëkohore për strehimin e të moshuarve.

    Kryetari i Koçanit, Nikolço Iliev e informoi ministrin se komuna e Koçanit do t’i mbulojë shpenzimet për shërbimet komunale dhe rregullimin e tokës ndërtimore.

    Shtëpia për të moshuarit ka një kapacitet prej 12 dhomash teke, nga të cilat gjashtë për personat me aftësi të kufizuara, 66 dhoma dyshe dhe gjashtë apartamente.

    Sipas Shahpaska, një nga përfitimet për këtë grup më të rrezikuar të qytetarëve është reforma sociale me të cilën personat e rritur që nuk janë përfitues të pensionit dhe shërbimeve të tjera sociale marrin një pagesë mujore prej 6,000 denarë, plus një shtesë prej 1.000 denarë, e cila mbulon një pjesë të shpenzimeve të konsumimit të energjisë në amvisëri, të përshtatura për rritjen e shpenzimeve të jetesës në vitin e kaluar të publikuara nga Enti shtetëror për statistik. Ky shërbim social përdoret nga rreth 10.000 qytetarë.

    Ministrja u informua edhe për përqindjen e lartë të pensionistëve të vaksinuar nga komuna e Koçanit, me ç’rast porositi se imunizimi duhet të vazhdojë sepse vetëm atëherë mund të sigurohet imunitet kolektiv, aq i nevojshëm që vendi ynë të vazhdojë me trendet e përditshme shoqërore.

    Lajmi Paraprak

    Kosova mban rekordin me popullsinë më të re në Europë, ja ku qëndron Maqedonia e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Greqia dhe SHBA do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë