Greqia dhe SHBA do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës

    Greqia dhe SHBA-ja, sot në Uashington do ta zhvillojnë raundin e tretë të dialogut strategjik mes dy vendeve, ndërsa do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të ndryshuar të Marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

    Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias do të takohet me sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken, do ta shënojë fillimin e dialogut strategjik dhe më pas do të nënshkruajnë marrëveshjen.

    Zëdhënësi i qeverisë greke Janis Ikonomou, në brifingun me gazetarët të hënën tha se marrëveshja që do të nënshkruhet në SHBA është veçanërisht e rëndësishme dhe “përmirëson më tej gjurmën gjeostrategjike dhe gjeopolitike greke”.

    “Kjo është një marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila e përforcon përshtypjen strategjike, por edhe ushtarake të SHBHA-së në vendin tonë,” tha Ikonomou, duke shtuar se marrëveshja është një tjetër sukses i qeverisë greke.

    Ministri grek i Punëve të Jashtme që nga dje është në SHBA, dhe është planifikuar të zhvillojë takime të ndara me Ministrat e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët gjithashtu do të jenë në Uashington.

    Lajmi Paraprak

    Shahpaska: Në fund të vitit do të dorëzohet një metodologji e re për harmonizim të pensioneve

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën”: Komuna e Tetovës ka qenë pa vizion dhe pa zgjidhje për menaxhimin e mbeturinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë