Shaqiri: Nga 1 shtatori nxënësit do t’i kenë të gjitha tekstet shkollore

    Nga 1 shtatori të gjithë nxënësit do të mësojnë nga tekstet shkollore, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

    “Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i shqyrton të gjitha mundësitë, procedurat janë duke u zhvilluar dhe nga 1 shtatori të gjithë nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm do të kenë tekste shkollore”, tha ministri Jeton Shaqiri.

    Para se të marrë pjesë në një forum në Strugë, i cili është pjesë e fushatës “Mëso zgjuar, puno profesionalisht”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për mungesën e teksteve në lëndët profesionale në arsimin e mesëm, Shaqiri tha se nxënësit do të vazhdojnë të mësojnë si më parë, sepse sipas procedurave ligjore duhen të paktën tre muaj për të miratuar një tekst të caktuar.

    “Shërbimi Pedagogjik ka dorëzuar raport për të gjitha tekstet shkollore nga arsimi fillor dhe i mesëm. Do të shqyrtohen të gjitha mundësitë që fëmijët nga 1 shtatori të kenë tekste për ato lëndë për të cilat deri më tani janë bërë thirrje. Për ato artikuj për të cilët nuk ka, do të shpallim thirrje. Këto janë procedura ligjore që duhet të hapen dhe duhet të përfundojnë së paku për tre muaj”, tha Shaqiri.

    Drejtori i Qendrës për Arsim Profesional, Sherif Miftari, informoi se deri më tani është dhënë mendim pozitiv për 147 libra për arsimin profesional.

    Lajmi Paraprak

    “NATO dhe BE nuk janë të përgatitura të respektojnë garancitë e sigurisë”

    Lajmi i rradhës

    Ç’vjen nga Uashingtoni, e mirë për Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë