ShBA i vendos në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin

    Ish-kryeministri Nikolka Gruevski dhe ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, tha Departamenti i Shtetit, përcjell Nistori.

    Përveç tyre, në listën e zezë është edhe Gordana Tadiq, e cila ishte kryeprokurore e Bosnjë-Hercegovinës.

    Qeveria amerikane thotë se ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë si përgjigje ndaj përfshirjes së tyre në korrupsion të madh.

    “Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike në të dy vendet dhe minuan besimin e publikut te qeveritë. Ndërsa ishte kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në vepra korruptive që përfshinin përdorimin e ndikimit dhe pushtetit të tij politik për përfitime personale. Ka informacione të besueshme se Gruevski ka keqpërdorur pushtetin e detyrës së tij për të kërkuar dhe marrë ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, ka përvetësuar fonde shtetërore dhe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për të pasur përfitime politike për veten dhe partinë e tij.” – shkruhet në vendimin e Departamentit të Shtetit.

    Mijalkov thuhet gjithashtu se ka qenë i përfshirë në aktivitete korruptive që përfshinin ndikimin dhe pushtetin e tij politik për përfitime personale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shaqairi: Nuk është koha për grevë

    Lajmi i rradhës

    Deklarohen prokurorët Ajro dhe Bubevski: I hedhin poshtë pretendimet në kallëzimin penal të Prokurorisë së shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë