OBSh: 3.5 miliardë njerëz probleme me shëndetin oral | Ndikojnë uji dhe higjena

    Sëmundjet që lidhen me shëndetin oral apo dhëmbët janë një problem gjithnjë e një rritje sipas ekspertëve të OBSh.

    Problemet me dhëmbët apo me të gjithë shëndetin e gojës dhe mishrave, janë të përhapura në çdo vend duke sjellë problemet të pariparueshme shëndeti deri në vdekje.

    Problemet shëndetësore orale

    Shumica e problemeve që vijnë nga dhëmbëta po goja nisin me simptoma të vogla e të kurueshme sipas ekspertëve.

    Problemi nis kur ato lihen pa trajtuar për kohë të gjatë, duke bërë që të humbisni dhëmbë apo ndërlikime të tjera që çojnë edhe humbjen e jetës.

    Shifra e lartë 3.5 miliardë konsiderohet si një problem shëndetësor që prek shumë vende.

    Në të gjithë botën numërohen rreth 2 miliardë të rritur dhe 520 milionë fëmijë me probleme që nisin nga prishja e dhëmbëve e të tjera.

    Përse ndodh kjo?

    Sipas OBSh ky ëhstë një problem që mund të shkaktohet edhe nga uji i pijshëm apo pasta e dhëmbëve.

    Për shkak se të dyja përmbajnë shumë fluor i cili ndikon në barrierat mbrojtëse të dhëmbëve tuaj.

    Shkaqe të tjera lidhen me ushqimet të tilla si sheqernat, çëmçakëzi, cigarja, pijet me gaz, kafeina apo sëmundjet e trashëguara e dëmtimet.

    Ekspertët shpjegojnë se rastet e rënda me sëmundje të shëndetit oral mund të kthehen edhe në kancerogjene.

    Këto raste sipas OBSH ndodhin 4 në 100.000 persona megjithatë kjo shifër ndyrshon nga vendi në vend.

    Kanceri oral është më i përhapur tek burrat dhe personat e moshuar, ku cigarja, alkooli dhe higjena renditen si shkaqe kryesore. /Agroweb/

    Lajmi Paraprak

    Rreziqet që sjell rrjeta e vjetër e dushit

    Lajmi i rradhës

    ShBA: Kërkesa e Rusisë për rubla për gaz është shenjë e ‘dëshpërimit’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë