ShBA: Putini nuk ia ka idenë se si po dështon në Ukrainë, keqinformimi i tij po na ‘hedh në erë’ përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se presidenti Vladimir Putin nuk është i informuar mbi atë se çfarë po ndodh saktësisht në Ukrainë. Sipas Pentagonit ai keqinformohet vazhdimisht për luftimet dhe ngjarjet e tjera që ndodhin në Ukrianë.

    Zëdhënësi i Pentagonit vuri në dukje se një gjë e tillë është mjaft shqetësuese  “Ai e dërgoi ushtrinë ruse në Ukrainë. Ai e nisi luftën. Ai e zgjodhi këtë rrugë… dhe ka gjasa që ai të mund të mos e kuptojë plotësisht shkallën në të cilën forcat e tij po dështojnë në Ukrainë”, tha Kirby.

    Sipas zëdhënësit të Pentagonit, një Putin i painformuar mund të çojë në dështimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës përmes negociatave. “Nëse ai nuk është plotësisht i informuar se sa keq po i ecën në Ukrainë, atëherë si do të arrijnë negociatorët e tij në një marrëveshje?”, tha  Kirby.

    Për më tepër, një zyrtar i lartë i mbrojtjes u shpreh se forcat ruse po largohen nga objekti bërthamor i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986.

    Lajmi Paraprak

    Neymar nuk e mendon largimin nga PSG

    Lajmi i rradhës

    Kontrollet në rrjetet e mëdha të supermarketeve kanë ardhur nga ankesat e qytetarëve në DAP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë