Mosmarrëveshjet e fundit të Neymar me tifozët e Paris Saint-Germain nuk do ta shtyjnë yllin brazilian të kërkojë një klub të ri këtë verë.
GOAL shkruan se Neymar është i lumtur në kryeqytetin francez dhe nuk kërkon largimin.
Braziliani, së bashku me Lionel Messin, u sulmuan ashpër nga tifozët në “Parc des Princes” në ndeshjen e parë të PSG-së pas eliminimit nga Evropa ndaj Real Madridit.
Ai episod, ka shtuar raportimet drejt tij, ndërsa njëri kishte të bënte edhe me angazhimin e tij në stërvitje, që ngriti spekulime se ai mund të largohej nga klubi pas pesë vitesh.
Burime pranë Neymar, megjithatë, këmbëngulin se ai është i vendosur të qëndrojë në Paris dhe është i lumtur me jetën te PSG.
Ai mbetet lojtari më i paguar i skuadrës – me një pagë që tejkalon edhe atë të Messit apo Kylian Mbappe.
Përfaqësuesit e brazilianit besojnë se ai nuk do të mund të merrte diku tjetër shumën që merr te PSG.
Neymar ka edhe tre vjet kontratë, e cila skadon në qershor 2025.