Aggeler: korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut! 

    Ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler në Click Plus tha se për 9 muaj, ShBA-të kanë futur më tepër persona nga Maqedonia e Veriut në listën e zezë sesa e gjithë periudha që nga pavarësia e vendit, përcjell Nistori.

    “Një nga gjërat që unë vlerësoj, siç e dini, ShBA-të kanë caktuar më tepër persona për sanksione nga ky vend në 9 muajt e fundit sesa ne që kemi caktuar, besoj që nga pavarësia. Kështu që duke i treguar ata që…sërish, vjedhin nga vendi i tyre dhe nga qytetarët, e ka…unë besoj dhe e e kam parë, e ka ngritur nivelin e bisedës në një nivel publik”, tha Aggeler.

    E pyetur se pse ShBA-të nuk i ndajnë provat me autoritetet në Maqedoninë e Veriut për personat në listën e zezë amerikane, ambasadorja Aggeler tha se shumica e provave janë siguruar prej këtu dhe se Prokuroria dhe gjykatat mund t’i sigurojnë të njëjtat.

    “Kemi ligje të privatësisë dhe do të shkeleshin ligjet tona nëse i hapim ato raste dhe nëse ndajmë provat, gjithsesi ato prova janë…shumica prej tyre, jo të gjitha, disa kanë ardhur nga burime brenda ShBA-së, por shumica e tyre kanë ardhur prej këtu, nga ky vend. Pra, nëse diplomatët amerikanë mund të mbledhin informacione që ofruan prova të mjaftueshme, atëherë me siguri një hetues ose prokuror, ose çdokush nga zbatuesit e ligjit ose nga gjyqësori, mund t’i gjejë provat e njëjta”, theksoi Aggeler.

    Aggeler: Korrupsioni është epidemi, kancer në Maqedoninë e Veriut! Përveç parave, ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit po vjedhin edhe mundësinë dhe shpresën nga qytetarët

    Aggeler thotë se korrupsioni është kancer në Maqedoninë e Veriut dhe se ka përmasa epidemike.

    “Korrupsioni…mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit. Po e mendoja këtë mëngjesin e sotëm…janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, tha Aggeler.

    Lajmi Paraprak

    Kush po plason anketa të rreme?

    Lajmi i rradhës

    Vdes Bedri Ajdari, figura që kërkoi drejtësi për rastin “Monstra”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë