Bedri Ajdari, i cili njihet si organizatori i protestave për rastin gjyqësor “Monstra”, ka ndërruar jetë ditë më parë.
Ajdari, drejtësinë për të dënuarit në këtë rast e kërkoi për vite me radhë në rrugët e Shkupit, por edhe në paraqitje mediale. Ajdari ishte edhe familjar i njërit nga të dënuarit në “Monstra”.