Shefi i ri prokurorëve premton transparencë, Abazi: Nuk kam raporte personale me Ali Ahmetin

    Islam Abazi, pasardhësi i pozitës udhëheqëse të Vilma Ruskovskës, thekson se nuk ka marrëdhënie me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ai nuk përjashton që dikur janë takuar në Zajas, vend nga vijnë të dy. Ai u shpreh para gazetarëve: “Shoqërimi me persona të tillë, logjikisht nuk është i ndaluar. Është shoqëri e pahijshme në kuptimin nëse ka shoqëri të pahijshme”. Abazi ka shtuar për Ahmetin: “Ndoshta jemi takuar. Nuk kam kontakte personale”, përcjell Nistori.

    Prokurori Islam Abazi është përzgjedhur të punojë si kryetar i prokurorëve që ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin, u tha ai gazetarëve. Ai falënderoi për votat dhe tha se ato janë një motiv për të që të menaxhojë profesionalisht. Ai u tha vetë gazetarëve se nuk kishte program, por ishte në komunikim me prokurorët që zgjidhnin. Ai theksoi se ka një vizion. I pyetur për të listuar rastet në të cilat është duke punuar, ai nuk ka dashur të përgjigjet dhe ka thënë: “Kthehuni në prokurorinë e Gostivarit”.

    I pyetur nëse mund të listojë kompetencat e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai tha: “Këtu nuk jam në provim. Ligji për Prokurorinë Publike parasheh kompetencën e asaj prokurorie”. Megjithatë Abazi premton transparencë me publikun dhe ka paralajmëruar se do të ketë limite në lidhje me atë se duhet të ruhet reputacioni dhe dinjiteti i të akuzarit.

    “Sa i përket transparencës dhe publikut, sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, ne jemi të obliguar të jemi transparent dhe të informojmë mjetet e informimit të publikut për punën e disa lëndëve që ofrojnë interes më të madh për publikun. Duhet të kemi parasysh që të ruajmë reputacionin dhe dinjitetin e të akuzuarit, të dëmtuarit dhe të gjithë pjesëmarrësve në atë procedurë me prezumimin e pafajësisë dhe fshehtësinë e procedurës, varësisht se në çfarë faze është rasti”, tha Abazi.

    Ai në konferencë për media foli shkurt për biografinë e tij. Ai tha se ka punuar në grupe të ndryshme punuese për miratimin e ligjeve.

    “Kjo është një sfidë për mua duke marrë parasysh përvojën time të mëparshme në drejtimin e kësaj prokurorie. Kam marrë pjesë në grupe të ndryshme pune për miratimin e ligjeve, akteve nënligjore, jam pjesmarrës në grupin punues në Ligjin për Konfiskimin e Pasurise dhe me eksperiencën dhe punën time të meparshme. Besoj se do ta përfaqësoj këtë prokurori në mënyrë profesionale, së bashku me kolegët e mi prokurorë”, shtoi Abazi.

    Ai u pyet gjithashtu se si e zgjodhën kur ai nuk kishte përfaqësim, refuzoi një debat në “A1on” me kandidatët kundërshtarë, nuk kishte program.

    “Ne njihemi prej shumë vitesh. Kur të shihni strukturën e votave që kam marrë në rajonet e larta, do të shihni se kam vota nga rajonet e apelit të Manastirit, Shtipit, Gostivarit… Ata njohën tek unë një person që do të jetë i suksesshëm.

    Fillimisht do të njihem me situatën dhe punët në atë prokurori dhe është e rëndësishme plotësimi i vendeve të lira të prokurorëve, plotësimi i pozitave në qendrën hetimore dhe digjitalizimi i prokurorisë publike”, shtoi Islam Abazi.

    Ai u zgjodh me 66 vota “pro” nga 163 prokurorë me të drejtë vote. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grida Duma, largohet nga politika – dorëzon mandatin

    Lajmi i rradhës

    Çfarë paraqesin të dhënat personale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë