Shembet tavani në një çerdhe fëmijësh në Shkup

    Gjatë fundjavës së kaluar është shembur tavani në kopshtin e fëmijëve “Lulja e majit” në vendbanimin Taftalixhe 2 në Komunën e Karposhit, përcjell Nistori.

    Ngjarja fatkeqe ka ndodhur kur kopshti ka qenë i zbrazët dhe pa fëmijë, kështu që fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo viktima. Fotot e ndërtimit të tavanit janë publikuar dhe qarkullojnë në rrjetet sociale.

    Kopshti njoftoi se së shpejti do të ketë një deklaratë nga drejtoresha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pasojat e ndrydhjes së emocioneve

    Lajmi i rradhës

    Mustafaj: Qeveria Kurti ka qasjen e duhur në dialog me Serbinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë