Shfuqizohen faturat e ngrohjes qendrore për muajin gusht

    Shfuqizohen faturat e ngrohjes qendrore për muajin gusht. Kryetari i Komisionit Rregullator i Energjetikës Marko Bislimovski, njoftoi se faturat e kompanisë BEG për ngrohjen qendrore janë stopuar, ndërsa qytetarët do të marrin fatura të reja të korrigjuara për muajin e kaluar.

    Bislimovski tha se ata që kanë paguar faturat e gushtit, dallimi do t’u minusohet në faturat e radhës. Qytetarët në fund të gushtit morën fatura më të larta për 40 për qind nga BEG.

    Arsyetimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës ishte se në faturat e gushtit BEG nuk kishte llogaritur subvencionin e Qeverisë për shfrytëzuesit e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Ashtu si me vaksinat kundër Covid-19, BE-ja duhet të ndihmojë edhe për krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    “The Independent”, reportazh kushtuar “sekreteve” të Rivierës Shqiptare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë