ShGM: Sjellja e spitalit të Tetovës me gazetarët është joprofesionale dhe e papranueshme

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon për qëndrimin joprofesional të udhëheqësisë së Spitalit Klinik të Tetovës ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, gjatë dhënies së deklaratës së ditës (08.10.2023) të ministrit të shëndetësisë dhe drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë.

    Konkretisht për ngjarjen në Spitalin Klinik në Tetovë, gazetarët që punojnë për media në gjuhën maqedonase ankohen se nuk kanë marrë ftesë për ta ndjekur. Nga spitali thonë se nuk ka pasur ftesa zyrtare, por megjithatë pranojnë se ekipi për PR të spitalit ka gabuar. 

    Sipas njoftimeve publike të një pjese të mediave që kanë pyetur publikisht drejtorin Ilir Demiri se përse është bërë ndarje dhe janë thirrur vetëm mediat në gjuhën shqipe, ai përmes një mesazhi telefonik është përgjigjur se ishte një dështim i shërbimit për marrëdhënie me publikun në Spitalin Klinik në Tetovë.

    ShGM vlerëson se një marrëdhënie e tillë joprofesionale është e papranueshme. Kërkojmë që në të ardhmen menaxhmenti i Spitalit klinik në Tetovë të mos bëjë lëshime të kësaj natyre, sepse gazetarët punojnë në interes të mbarë publikut, i cili ka të drejtë të informohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shumë gra në RMV vuajnë nga depresioni gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhje apo takim liderësh?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë