Zgjedhje apo takim liderësh?

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vlerëson se nuk ka nevojë për takim liderësh. Sipas tij, zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje në këtë situatë dhe se të njëjtat do të mbahen në afatin e paraparë me ligj. Ahmeti i kujtoi VMRO-DPMNE-së gatishmërinë e subjektit të tij për t’u tërheq nga ekzekutivi.

    “Shërbim më të madh të njerëzve se sa ta anëtarësojmë vendin në BE nuk di që mund t’i bëjmë. Zgjedhjet nuk ofrojnë zgjidhje. Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, në pranverë të vitit të ardhshëm. Nëse VMRO-së i pengon BDI-ja në drejtimin e vendit, ne kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe i qëndrojmë, tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin kur ata i votojnë ndryshimet kushtetuese”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

    Por opozita këmbëngul në takim liderësh. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot deklaroi se pret nga liderët të reflektojnë për siç thotë ai, parandalimin e krizës kushtetuese si pasojë e datave të përafërta të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare.

    “Unë jam i gatshëm të shkoj dhe t’i argumentoj pozicionet. T’i fiksojmë datat sepse vijojnë zgjedhje presidenciale, parlamentare, Qeveri teknike etj. Mund të vijmë në afate të ndërlidhura dhe nuk kisha dashur që kjo të krijon tensione dhe krizë politike dhe kushtetuese”, thotë Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Opozita shqiptare e gatshme për takimin në të cilin do të kërkojë që zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të mbahen në një datë. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita e bashkuar shqiptare është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Ne i bëjmë thirrje që kjo Qeveri sa më shpejtë të reflektojë, të caktohet takimi i liderëve dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Vlerësojmë që zgjedhjet duhet të jenë në një afat zgjedhor sepse bëhet fjalë për kosto. Për një periudhë të shkurt prej 3 muajsh siç janë të paparapara zgjedhjet, vlerësojmë se është kosto e panevojshme dhe kërkojmë që zgjedhjet të jenë në një termin”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

    LSDM-ja pranon takim me opozitën, por me kushtin që ndryshimet kushtetuese të votohen tani dhe të shkohet në zgjedhje ose të miratohen ndryshimet kushtetutese, të mbyllet skriningu dhe dy kapituj dhe më pas të shkohet në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe pushteti dhe opozita të ndajnë bashkërisht ekzekutivin. Kreu i Kuvendit ditë më parë deklaroi se është i gatshëm të fton takim por së pari duhet parë vullneti i liderëve politik dhe të caktohet tema për të cilën do të diskutohet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ShGM: Sjellja e spitalit të Tetovës me gazetarët është joprofesionale dhe e papranueshme

    Lajmi i rradhës

    FALJET E IVANOVIT / Është ngritur iniciativë në Gjykatën e Lartë ndaj ish-presidentit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë