Shkarkohet drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, shkak vendimi për therjen e dhjetë kuajve

    Kali në Kopshtin Zoologjik në Shkup / Fotografia: Nistori

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Kristijan Stamenov, është shkarkuar nga detyra. Kështu njofton Qyteti i Shkupit dhe distancohet nga veprimet individuale të drejtorit.

    Në njoftim thuhet se drejtori nuk ka respektuar disa nga pikat e caktuara në bazë të rregullores së Kopshtit Zoologjik, konkretisht, vendimi merret pasi drejtori në fjalë kishte marrë vendim për therrjen e 10 kuajve që ishin në kopshtin zoologjik.

    “Aktivitetet e “ZOO Shkup” janë kulturore, edukative dhe shkencore dhe qëllimi i saj kryesor është të mbajë, të rritë dhe të prezantojë ekspozita të gjalla dhe t’i bëjë ato të disponueshme për publikun e gjerë. Vendimi personal i drejtorit nuk përputhet me zotimet elementare për mbajtje humane dhe mbarështim të kafshëve dhe për të njëjtën përgjegjësi duhet të mbajë drejtori dhe për këtë edhe shkarkohet”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

    Kujtojmë se në Kopshit Zoologjik të Shkupit para disa javëve lindën tre luanesha të reja, të cilat u emërtuan nga vetë qytetarët duke dhënë propozimet e tyre në forma online si dhe me votim të hapur në objektin e ZOO Shkupit.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e Maqedonisë nuk braktisin detin, pavarësisht rritjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: Protestoni në mënyrë të qetë, pa përdorim të gjuhës së urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë