Qytetarët e Maqedonisë nuk braktisin detin, pavarësisht rritjes së çmimeve

    Me ardhjen e sezonit veror kanë filluar dhe pushimet verore të qytetarëve. Përkundër faktit të rritjes së çmimit të produkteve bazë, energjisë dhe derivateve të naftës, përsëri interesimi i qytetarëve për të bërë një pushim është më i madh në krahasim me vitin e kaluar.

    Boban Vaslievski nga Agjencia “Balkan Fun Macedonia”, për gazetën KOHA, ka deklaruar se interesimi më i madh i qytetarëve këtë vit është Greqia, Turqia dhe Egjipti. Ai tha se çmimet e aranzhimeve nuk janë shtrenjtuar edhe aq shumë, përveç atyre që udhëtojnë me autobus ku çmimi i transportit është rritur për shkak rritjes së derivateve të naftës.

    “Nuk kemi dallim drastikë të çmimeve në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e interesimit këtë vit vjen si pasoj e heqjes të të gjithë masave kundër virusit korona që i kemi pasur deri vitin e kaluar. Pasi që numri më i madh i qytetarëve që kanë rezervuar në agjencinë tonë janë kryesisht të pa vaksinuar apo që kanë mohuar të kryejnë testime”, deklaroi ai.

    Vasilevski shtoi se çmimet lëvizin nga 500 euro në Greqi për dy të rritur dhe një fëmijë deri në 2.500 euro në Egjipt për një çift.

    Nga ana tjetër, qytetarët nuk janë të kënaqur me çmimet që ofrojnë agjencitë në vendin tonë. Marrë këtu parasysh dhe rritjen e standardit jetësor, ndërsa pagat e tyre nuk kanë lëvizur në raport me standardin jetësor. Vlen të theksohet se për shkak rritjes së standardit jetësor, një numër i qytetareve kanë anuluar pushimet verore për këtë vit.

    Ata thonë se po tentojnë të kursejnë sa më shumë të jetë e mundur, që t’ia dalin gjatë sezonit dimëror i cili pritet të jetë një ndër sezonet më të vështira sipas paralajmërimeve të deritanishëm. Gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës, është vërejtur edhe rritja e numrit të frekuentimin e pishinave verore, ku kryesisht vizitohen nga të rinjtë.

    Ndryshe, pas gati dy viteve ku qytetarët ishin të ndarë në mendime sa i përket pushimeve verore për shkak situatës me virusin korona dhe numrit të madh të infektimeve, tani të gjithë njëzëri thonë se është nevoja dhe koha për pushime pas një periudhe të gjatë si dhe të lodhshme. Duke cekur edhe punën gjatë tërë vitit por edhe ngarkesën psikologjike që shkaktoi situata me virusin Korona.

    Lajmi Paraprak

    Në Pollog nuk ka njësit të specializuar për largimin e gjarpërinjve nga objektet e banimit, këtë funksion e kryen njësia e zjarrfikësve

    Lajmi i rradhës

    Shkarkohet drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, shkak vendimi për therjen e dhjetë kuajve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë