Shkatërrimi i trashëgimisë kombëtare dhe kulturore të Ukrainës nga Rusia

    Lufta nuk sjell vetëm vdekje, por edhe shkatërrimin e ndërtesave, monumenteve, bibliotekave dhe kishave historike, e madje edhe të formave unike të transportit, karakteristike të një vendi apo rajoni.

    Ministria e Kulturës dhe Politikës së Informimit e Ukrainës akuzon Rusinë për kryerje të krimeve të luftës, duke shkatërruar apo dëmtuar 242 vende dhe objekte të trashëgimisë kulturore. Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka verifikuar dëmet ndaj 110 vendeve prej kur filloi pushtimi nga Rusia, më 24 shkurt. Këtu përfshihen 48 vende fetare, 10 muze, 22 ndërtesa historike, 11 ndërtesa të dedikuara për aktivitete kulturore, 13 monumente, dhe gjashtë biblioteka. Teksa lufta po vazhdon, ekziston frika se listës do t’i shtohen më shumë objekte. /REL/


    Teatri i Dramës i Rajonit të Donjeckut në Mariupol, i ndërtuar më 1960, është shkatërruar pothuajse i tëri nga një sulm rus, më 16 mars. Civilët ukrainas strehoheshin aty, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se sulmi i ka marrë jetën rreth 300 njerëzve.
    1Teatri i Dramës i Rajonit të Donjeckut në Mariupol, i ndërtuar më 1960, është shkatërruar pothuajse i tëri nga një sulm rus, më 16 mars. Civilët ukrainas strehoheshin aty, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se sulmi i ka marrë jetën rreth 300 njerëzve.
    Një bibliotekë është bombarduar në qytetin e Çernihivit. Qyteti është rimarrë nga trupat ukrainase. Një burrë duke shikuar dëmet, më 9 prill.
    2Një bibliotekë është bombarduar në qytetin e Çernihivit. Qyteti është rimarrë nga trupat ukrainase. Një burrë duke shikuar dëmet, më 9 prill.
    Një tramvaj historik i fotografuar më 12 mars në një stacion në Harkiv, i cili raportohet të jetë shkatërruar nga bombardimet ruse.
    3Një tramvaj historik i fotografuar më 12 mars në një stacion në Harkiv, i cili raportohet të jetë shkatërruar nga bombardimet ruse.
    Kjo kishë e dëmtuar rëndë në Lukashivka thuhet të jetë përdorur nga ushtarët rusë për të ruajtur municione.
    4Kjo kishë e dëmtuar rëndë në Lukashivka thuhet të jetë përdorur nga ushtarët rusë për të ruajtur municione.
    Lajmi Paraprak

    ShBA: Raportohet se e drejta për abortin mund të shfuqizohet

    Lajmi i rradhës

    Përmirësohet liria e mediave në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë