Shkelet afati, shkolla në Vizbeg ende s’është gati!

    Obejti i ri i shkollës në Vizbeg / Pamje: TV21

    -Jemi në lagjen Vizbeg të komunës së Butelit. Prapa meje po shihni shkollën e re fillore e ndërtuar dhe dedikuar për rreth 500 nxënës të kësaj lagjeje e të cilët do të shpërndahen në 17 paralele të ndryshme deri në klasën e pestë. Duhet të cekim se nxënësit e klasës së gjashtë e më lartë duhet të udhëtojnë përsëri me kilometra larg kësaj komune, në komunën e Shuto Orizares, në komunën e Butelit dhe komunën e Çairit ashtu siç kanë funksionuar deri tani derisa nuk ishte shkolla. Siç mund të shohim nga dritaret, inventari në këtë shkollë është sjellur, bankat dhe karriket janë sjellur ndërsa ajo që mungon deri tani është instalimi i rrymës dhe i ujit. Kemi informacione se nuk është zgjedhur as drejtoria e shkollës e as këshilli i prindërve.

    Ministri i arsimit Jeton Shaqiri thotë se është çështje ditore se kur kjo shkollë të nisë të funksionojë, por tha se tani gjithçka varet nga Komuna e Butelit.

    “Nga klasa e parë deri në të pestën  fëmijët janë gjetur, është çështje ditore. Unë jam dakord që furnizimi me rrymë është i mjaftueshëm për ato pesë klasë. Nuk bëhet lëshimi për të gjithë objektin, se shkolla ka edhe ashensor. Për atë them, mund të jetë gjatë kësaj jave. Nuk varen kushtet dhe afatet më nga ministria e arsimit. Duhet mirëkuptim nga ana e komunës për të mos bërë poena politik në emërimin dhe caktimin për drejtorin e asaj shkolle, të caktojë këshillin e prindërve, të emërojë dhe të fillojë drejtori të bëjë kërkesat për mësimdhënësit dhe për stafin”, theksoi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

    Televizioni 21 tentoi të mer përgjigje edhe nga komuna e Butelit mirëpo kryetari i kësaj komune Darko Kostovski ishte i pakapshëm.

    Përndryshe kjo shkollë filloi të ndërtohet në janar të vitit 2022 ndërsa duheshte të fillojë me punë nga shtatori i këtij viti. Investimi nga Ministria e Arsimit për këtë objekt është rreth 107 milionë denarë.

    Lajmi Paraprak

    “Çmimet e garantuara”, RMV humb rreth një milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Erdogan: Turqia nuk pret më asgjë nga BE-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë