Në Austri regjistrohen më shumë vetura elektrike sesa me djegie brenda një muaji

    Mësohet se Austria muajin e kaluar regjistroi më shumë makina hibride dhe elektrike sesa automjetet me benzinë ose naftë, për herë të parë, sipas shifrave të publikuara të enjten.

    Sipas mediave të huaja, pjesa e përgjithshme e makinave elektrike dhe hibride ishte 42.2 për qind në gusht, përpara makinave me benzinë, të cilat arritën në 35.1 për qind, dhe makinave me naftë, në 22.7 për qind, tha drejtori i përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, Tobias Thomas.

    Po ashtu, shifrat tregojnë se automjetet me burime alternative të energjisë kanë dyfishuar pjesën e tyre të regjistrimeve të reja brenda vetëm një viti.

    Në përgjithësi, pronësia e makinave u shfaq gjithashtu në një tendencë rënëse, me numrin e makinave të regjistruara në gusht 15 për qind më pak se shifra e gushtit të kaluar.

    Lajmi Paraprak

    Prova fotografike se kafshët e egra nuk janë dhe aq të frikshme

    Lajmi i rradhës

    Puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë qytetarëve në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë