Pse Gaza, një nga vendet më të populluara në botë, është “e mjegulluar” në Google Maps?
Në fakt, sipas BBC, shumica e Izraelit dhe territoreve Palestineze shfaqen në Google Earth si imazhe satelitore me rezolucion të ulët, edhe pse imazhe me cilësi më të lartë janë të disponueshme nga kompanitë satelitore.
Madje, siç vihet në pah, mezi është e mundur të shohësh makinat në Gaza.
Dhe nëse krahasohet për shembull me Pyongyang, kryeqyteti i fshehtë i Koresë së Veriut, aty makinat janë përcaktuar mirë dhe është e mundur të zbulosh njerëz individualë.
Pse janë të rëndësishme imazhet satelitore?
Përdorimi i imazheve satelitore është bërë një element jetësor në raportimin e konfliktit.
Por disponueshmëria e imazheve të hollësishme gjithashtu mund të rrezikojë sigurinë ushtarake.
Në konfrontimin më të fundit në Lindjen e Mesme, hetuesit po kërkojnë të vërtetojnë vendet e zjarrit të raketave dhe ndërtesat e synuara në Gaza dhe Izrael, duke përdorur satelitë.
Sidoqoftë, në Google Earth, platforma më e përdorur për imazhe, imazhet më të fundit për Gaza janë me rezolucion të ulët dhe për këtë arsye janë “të paqarta”.
“Imazhi më i fundit i Google Earth është nga viti 2016 dhe duket si plehra. Unë zmadhova në një zonë të rastësishme rurale të Sirisë dhe ka pasur 20+ imazhe të marra që nga ajo kohë, me rezolucion shumë të lartë”, shkroi Aric Toler, një gazetar për Bellingcat.
Google thotë se qëllimi është të “mbajë vende të populluara dendur të freskuara rregullisht” por kjo nuk ka qenë rasti me Gaza, shkruan më tej BBC.