Vetura “e shqiptarëve” – Një Golf i ri lansohet në fund të janarit

    Golfi është zemra e markës së Volkswagen dhe qëndron për termin “bestseller” si pothuajse çdo model tjetër.

    Më shumë se 37 milionë automjete janë shitur në tetë gjenerata dhe tani janë bërë 50 vjet prej kur doli në shitje modeli shumë i njohur dhe shumë i dashur edhe për shqiptarët.

    Golfi nuk ka formësuar vetëm lëvizshmërinë në Gjermani, por edhe në shumë rajone të tjera në mbarë botën.

    Tani bëhet e ditur se në fund të janarit do të prezantohet një Golf i ri dhe sikurse modelet paraardhëse do të sjellë risi të shumta në prodhimin serial.

    Golfi i ri pritet të jetë një version i rifreskuar i Golf 8-shit aktual dhe para-shitjet mund të fillojnë këtë pranverë.

    Ishte një revolucion automobilistik kur Volkswagen prezantoi Golfin e parë dhe kështu pasardhësin e Beetle-it legjendar në vitin 1974.

    Golfi u bë shpejt një “Volkswagen” i vërtetë dhe milionat e para u shitën që në vitin 1976. Më shumë se 37 milionë automjete janë dorëzuar deri më sot. Kjo e bën makinën kompakte makinën më të suksesshme evropiane, Volkswagen-in më të shitur të të gjitha kohërave – dhe një ikonë.

    Lajmi Paraprak

    Dhjetë boksierët më të mirë në peshat e rënda për vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Skepticizëm për progres në dialog mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2024

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë