Dhjetë boksierët më të mirë në peshat e rënda për vitin 2023

    Tifozët e boksit kanë mbetur të zemëruar pasi Deontay Wilder u përfshi në listën e dhjetë boksierëve më të mirë në peshat e rënda nga “Revista Ring”.

    Amerikani u mposht me pikë nga Joseph Parker pas një paraqitjeje të dobët në Arabinë Saudite.

    Ai u mund më parë dy herë nga Tyson Fury përpara se të rikthehej me një fitore me nokaut ndaj Robert Helenius – por ai tani ka humbur tri nga katër duelet e fundit.

    Dhe fansat mendojnë se ai ka humbur shkëlqimin e tij, pavarësisht se Revista Ring e vendosi atë në vendin e nëntë në renditjen e tyre të fundit.

    Oleksandr Usyk renditet si kampion përpara Tyson Fury, me të cilin do të përballet në një luftë të padiskutueshme më 17 shkurt.

    Anthony Joshua, Zhilei Zhang dhe Parker janë respektivisht në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt.

    Joshua ka kërcyer mbi Wilder në renditje pas fitores spektakolare ndaj Otto Wallin.

    AJ ndaloi suedezin në raundin e pestë dhe shpresonte të përballej me Wilderin në vitin 2024, por humbja e bombarduesit të bronztë do të thotë se ai mund të përballet me Filip Hrgovic.

    Kroati është i pesti i renditur në peshën e rëndë të Revistës Ring dhe promovuesi Eddie Hearn ka lënë të kuptohet për një duel të mundshëm.

    Pjesa tjetër e dhjetëshes së parë përbëhet nga Frank Sanchez, Jared Anderson, Joey Joyce dhe Agit Kabayel, por disa fansa mendojnë se wilder është me fat që hyn në listë.

    Njëri tha: “Wilder duhet të zhduket nga lista”.

    Një tjetër shtoi: “Wilder as nuk duhet të jetë në këtë listë sinqerisht”.

    Një i tretë shkroi: “Nxirre Wilderin, vendose Dubois”.

    Top 10 boksierët më të mirë të peshave të rënda në planet, sipas Revistës Ring
    Lajmi Paraprak

    Kur duhet të vendoset aparati për dhëmbët?

    Lajmi i rradhës

    Vetura “e shqiptarëve” – Një Golf i ri lansohet në fund të janarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë