Shkolla Fillore “7 Marsi” rrezikon të mbetet pa ngrohje

    Në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes, shkolla fillore “7 Marsi” në Komunën e Çairit vazhdon të ketë xhirollogari të bllokuar dhe borxhe deri në fyt. Drejtori, Ajdin Ramadani shpreson se pavarësisht borxhit, në Shkollë nuk do të mungojë ngrohja gjatë ditëve të ftohta.

    Si shkollë, i kemi borxh kësaj ndërmarrje sepse i kemi disa përmbarues që i kanë tërheq të hollat, tash borxhi po rritet. Deri tash asnjëherë nuk e kanë ndal ngrohjen, gjithmonë kemi pas mirëkuptim prej tyre, sigurisht edhe sivjet do të jetë e njëjta. Kur problemet grumbullohen shumë vështirë është për me I zgjidh përnjëherë, duhet pjesë. Ne mundohemi sa mundemi mirëpo janë borxhe më të mëdha dhe aty ngecin problemet – tha Ajdin Ramadani, drejtor i Sh.f “7 Marsi”.

    Ramadani thotë se Shkolla ka borxhe edhe ndaj Institucioneve të tjera dhe se kjo gjendje e pamundëson intervenimin edhe më të vogël apo rikonstruimin e infrastrukturës së Shkollës.

    Borxhet janë grumbullua prej shumë vitesh. Kemi për ngrohje, për transport, për transportin e nxënësve nga Vizbegu, edhe aty kemi borxhe që kanë mbet të vjetërsuara, pa u paguar, por edhe për ujë, për rrymë, për higjienë… të gjitha nga pak edhe bëhet shumë. Kjo ndikon në të gjitha aspektet, nuk kemi mjaft mjete për pastrimin e tualeteve, për mirëmbajtjen e shkollës, gjithë kjo ndikon në punën e shkollës. Një punë më të vogël nuk mundesh me kry, duart I ke të lidhura – deklaroi Ajdin Ramadani, drejtor i Sh.f “7 Marsi”.

    Nga Komuna e Çairit thanë se në prag të fillimit të sezonit të ngrohjes komuna është duke i ndërmarr të gjitha aktivitetet që ngrohja e objekteve shkollore të jetë e rregullt pas asnjë ditë ndërprerje, nga dita e pare e deri më përfundimin e sezonit, ashtu si dhe ka qenë gjatë viteve te fundit.

    Vitin e kaluar, thuajse të gjitha shkollat fillore dhe të mesme kursyen nga ngrohja e shkollave për shkak se pjesa më e madhe e procesit mësimor u realizua online. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska kishte rekomanduar që mësuesit orët e mësimit nga distanca ti mbajnë nga shtëpia me qëllim që e gjithë klasa mos të ngrohet vetëm për një mësimdhënës. Në vend që mjetet të harxhohen për ngrohje, Carovska tha se të njëjtat të përdoren për IT pajise dhe për infrastrukturën e shkollës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Varhelji në Shkup, takon kryeministrin Zaev

    Lajmi i rradhës

    Vërejtje për punën financiare në Gjykatën Themelore në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë