Vërejtje për punën financiare në Gjykatën Themelore në Tetovë

    Enti shtetëror për revizion sot i publikoi raportet përfundimtare të revizionit për Gjykatën Themelore Tetovë për tre fatura, me seri vërejtjesh lidhur me raportin financiar dhe harmonizimin e llogarive të buxehtit bazë për vitin 2020.

    “Për raportet financiare të Gjykatës themelore Tetovë për vitin 2020 kemi shprehur mendime të pavolitshme për realitetin dhe objektivitetin dhe mendimin me rezervë për harmonizimin me rregullatovën ligjore, udhëzime dhe politika të vendosura”, qëndron në kumtesën e ESHR.

    Është kryer revizion në raportin financiar së bashku me revizionin e harmonizimit të Gjykatës themelore Tetovë për vitin 2006, për faturën e buxhetit bazë (603) të faturës së buxhetit bazë (631) dhe të faturës depozitare (696) të gjithë për vitin 2020. Pasi nga revizioni i fundit ka kaluar një periudhë e gjatë e revizionit në të cilin rregullativa ligjore ka pësuar ndryshime, implementimi i rekomandimeve të dhëna nga revizioni paraprak, për të gjitha tre faturat nuk ishte subjekt i revizionit.

    Për situatat e konstatuara nga ana e ESHR janë dhënë rekomandime, me qëllim të marrjes së masave për tejkalimin e të njëjtave.

    Nga ana e personave përgjegjës të Gjykatës themelore Tetovë nuk janë dorëzuar vërejtje të tre projekt raporteve të revizorëve të autorizuar shtetëror, theksohet në raportet e ESHR.

    Lajmi Paraprak

    Shkolla Fillore “7 Marsi” rrezikon të mbetet pa ngrohje

    Lajmi i rradhës

    Fushata zgjedhore shkak që Ganiu lëshoi në përdorim parkingun në Bit Pazar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë