“Shkup 2014”, procedurë hetimore kundër katër personave

    Pas një procedure para hetimore, sot prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka lëshuar Urdhër për ngritjen e procedurës hetimore ndaj katër personave të cilët kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin gjatë realizimit të kontratës për kryerjen e fasadës dhe ndriçimit të objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë – menaxher i një ndërmarrje ndërtimi ka kryer veprën penale – Shpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritet publik privat dhe vepër penale Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe nxitjes për të kryer të njëjtën vepër, ndërsa tre personat e tjerë – i dyshuari i dytë si drejtues zyrtar i organit të administratës shtetërore dhe të dyshuarit e tretë dhe katërt – si drejtues përgjegjës të ndërmarrjes për inxhinieri dhe projektim dhe inxhinier kryesor mbikëqyrës për zbatimin e kontratës, kanë kryer një vepër penale Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

    Lajmi Paraprak

    Punonjësit në çerdhe janë kërcënuar me largime nga puna nëse hyjnë në grevë

    Lajmi i rradhës

    Xhaferi: Snopçe po keqpëdror gjendjen emocionale të qytetarëve për politikë ditore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë