Shpërndahen pamfleta kundër opozitës shqiptare, reagon koalicioni ASH – AAA

    Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një konference për media ka reaguar ndaj fushatës së errët dhe negative ndaj opozitës, gjegjësisht shpërndarja e pamfletëve me shpifje të ulëta, gjuhë të urrejtjes dhe fyerje ndëretnike. Ata kanë denoncuar rastin në polici dhe misionin e OSBE-ODIHR, kështu ata kërkojnë publikisht nga organet e rendit, t’i zbulojnë autorët e kësaj propagande, njofton Nistori.

    “Në Tetovë, Gostivar, Çair, Saraj dhe komunat e tjera janë shpërndarë pamflete me shpifje të ulëta, gjuhë të urrejtjes dhe fyerje ndëretnike. Rasti është denoncuar në polici dhe misionin e OSBE-ODIHR dhe kërkojmë publikisht nga organet e rendit, t’i zbulojë autorët e kësaj propagande. Këto veprime të regjimit hibrid LSDM-BDI nuk do të ndalin vullnetin e qytetarëve për ndryshim, por vetëm se demaskojnë retorikën e tyre për bashkëjetesë, shtet për të gjithë dhe mashtrime të ngjashme. Sot e treguat fytyrën e vërtetë. Se kush qëndron prapa këtyre pamfleteve e tregon më së miri përmbajtja e të njëjtave, të cilat janë të ngjashme me deklaratat e kryeministrit Zaev dhe eksponentëve të BDI-së”, thonë nga ASH.

    ASH iu bëri thirje simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës që të mos bien pre e provokimeve të këtilla. Sipas tyre veprime të ngjashme ka pasur edhe në disa raste në të kaluarën dhe janë tipike për partitë në panikë, në prag të humbjes së pushtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në parkun nacional të Galiçicës janë rregjistruar 500 ndërtime pa leje

    Lajmi i rradhës

    Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë