Shqetësimet e blegtorëve në Dibër rreth kullosave verore

    Blegtorët të Dibrës por edhe të rajonit më të gjerë aktualisht bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur kopetë e dhenve për në kullosat verore në malet për rreth Dibrës. Por ata edhe këtë vit janë të shqetësuar për situatën me rrugët që të çojnë deri tek kullosat verore por edhe objektet të cilët ata i shfrytëzojnë në të cilët faktikisht përgatitet djathi i bardhë por edhe vendosja e krahut të punës, respektivisht barinjtë dhe përgatitësit e djathit. Problemi kryesor në këtë drejtim siç thonë ata, është pamundësia që të investojnë në përmirësimin e kushteve, meqë aktualisht edhe më tej kullosat verore jepen në një afat prej 1 viti. Duke marr parasysh afatin e shkurtër, thonë ata, nuk kanë mundësi të investojnë.

    Një debat këto ditë u mbajt edhe në shoqatën e blegtorëve të komunës Dibër dhe komunës rurale Qendër Zhupë. Në të dy komunat, siç thotë kryetari i shoqatës “Dashi” Skënder Ame, numri i anëtarëve të blegtorëve është mbi 80. Sipas tij blegtorët kanë shprehur shqetësime në lidhje me afatin një vjeçar që u jepet nga institucionet kompetente që ndajnë kullosat verore. “Duke marrë parasysh afatin e shkurtër i cili është një vit edhe blegtorët që kanë fuqi ekonomike nuk investojnë. Për të investuar ata kërkojnë afate më të gjata pesë – dhjetë – pesëmbëdhjetë vite për të shfrytëzuar pastaj investimin për të mirën e blegtorëve.

    Blegtorët viteve të fundit kërkojnë që institucionet kompetente të zgjasin afatin që japin nën koncesion të kullosave verore në të gjithë vendin, thotë kryetari i shoqatës së blegtorëve dibran “Dashi”, Skënder Ame. “Besojmë se me zgjatjen e afatit vet blegtorët do të investojnë në mirëmbajtjen e rrugëve dhe objekteve në kullosat verore në malet Stogovë, Bistër, Deshat, Megdanicë, etj”, thotë Ame.

    Si probleme të tjetra të cilat pengojnë zhvillimin e blegtorisë në Dibër dhe rajon paraqiten edhe hedhja e leshit të dhenve meqë askush nuk e blen. Para disa ditësh përfundoi qethja e dhenve të blegtorëve dibran. Por, edhe këtë vit leshi përfundoi në deponi nga të gjithë blegtorët meqë asnjë kompani nuk u paraqit për grumbullimin e leshit. Edhe pse leshi i qengjit të këtij rajoni ka cilësi të lartë.

    “Më parë në vendin tonë kishte kompani të cilët grumbullonin leshin e dhenve dhe e shitnin nëpër fabrikat e qilimave. Pastaj me mbylljen e fabrikave të qilimave në Dibër dhe rajon leshi i cili gjatë një sezoni arrinte deri më 60 ton, grumbulloheshe nga një kompani nga Turqia. Atëherë edhe ne si blegtor ishim të kënaqur meqë përveç djathit të bardh tradicional përfitonim mjete materiale dhe nga leshi i dhenve”, thotë Ame dhe shton se leshi aktualisht hidhet nëpër deponi të ndryshme. Asnjë nuk është i interesuar që ta blejë. Në një situatë të këtillë blegtorët dibran dhe të rajonit presin që nga djathi i bardh tradicional i cili tani si djathë dibran ka edhe licencën e tij të përfitojnë materialisht dhe të mundësojnë punën me kopetë e dhenve.

    Në shoqatën e blegtorëve na informuan se pas një muaji do të fillojë edhe plasmani i djathit të parë dibran i cili këtë vit siç thonë, do të jetë më i shtrenjtë në krahasim me vitin e kaluar. Ata thonë se edhe përkundrejt çmimit të ri i cili do të jetë mesatarisht 450 denarë për kilogram, duke marr parasysh kualitetin e lartë, plasmani i djathit është i garantuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Anketa e IKP: 42% e qytetarëve e kanë humbur besimin se Maqedonia e Veriut do të bëhet pjesë e BE-së

    Lajmi i rradhës

    HESAPI I RREGULLATORËVE! Kostoja e rrymës në RMV prej 1 korrikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë