Shqipëri, si u gjet foshnja e porsalindur e braktisur në parkingun nëntokësor!

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tronditëse në kryeqytet ku një foshnje e porsalindur e braktisur në parkingun nëntokësor të një pallati në zonën e Yzberishtit.

    Mësohet se ka qenë një banor i zonës që ka dëgjuar të qarat e bebit dhe ka njoftuar policinë.

    Foshnja u gjet e mbështjelle me një batanije e lënë në tokë, ndërsa nuk dihet ende se kush është nëna e të porsalindurit apo kush e ka braktisur.

    Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth për të zbuluar më shumë detaje se kush e brakisi foshnjën.

    Fëmija u gjet paraditen e sotme (8 nëntor) në parkingun nëntokësor të pallatit dhe është dërguar në spital.

    “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

    Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital”, thote policia. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Jeni me antibiotikë? Konsumoni urgjentisht këto ushqime që të mos prishet ekuilibri mikrobik i zorrëve

    Lajmi i rradhës

    Kolomina: RMV kontribuon për sigurinë në nivel rajonal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë