Fuga flet për të dhënat e hakeruara: Prokuroria të sqarojë cilat informacione përbëjnë sekret hetimor!

    Prej dy ditësh tashmë, urdhri i Prokurorisë së Tiranës për të ndaluar publikimin në media të të dhnëave të botuara nga hakerat, ka kanalizuar debatin publik nëse është një vendim i drejtë ose jo.

    Për akademikun Artan Fuga, kjo është një çështje që duhet parë me kujdes. Sipas tij, urdhri i Prokurorisë së Tiranës nuk ndalon publikimin e informacioneve në tërësi, por vetëm të atyre akteve që përbëjnë sekret hetimor.

    Por akademiku shton se problemi qëndron në faktin se organi i akuzës nuk ka bërë një qartësim se cilat prej të dhënave janë pjesë e hetimeve.

    Fuga: Duhet kuptuar në mënyrë të saktë, e kam fjalën për të gjitha llojet e informacioneve, ka disa kritere për ato që botohen, por flas për disa të dhëna siç janë të ardhurat, fitimi, subvencionimet, shtimi i buxheteve të agjencive të ndryshme, të cilat fatkeqësisht janë çështje që kanë të bëjnë me sipërmarrje, ndofta dhe me jetën financiare të një njeriu konkret. Janë të dhëna që duhen gjetur, në QKB, INSTAT, etj, të cilat kanë mungesa në këto drejtime.

    Për shembull një nënpunës që bën pjesë në 10 borde, qytetari do ta dije këtë gjë, cilët janë anëtarët e bordeve, s’ka të bëjë me jetën personale, është e dhënë publike. Ato që qytetari duhej t’i merrte vesh në rrugë të rregullt, fillon i merr veç në një rrugë kur sistemi shpërthen, kur është në krizë.

    Për këto të dhëna që fola, jo ato që cënojnë hetimin. Ka tre elementë, e para janë ata që duhet t’i ruajnë këto të dhëna që kur të dalin në publik t’i nxjerrin në publik mbi bazën e ruajtjes së privatësisë, e dyta nëse dalin por nuk mund t’ia kërkosh medias që është për të informuar publikun, dhe të treta ka të dhëna që qytetari i merr vesh si në formën  e atyre të inceneratorëve etj..

    Vijmë në një problem tjetër që nuk është objekte i statusit tim. Prokuroria ka cituar kodin e procedurës penale, nenin 103 më duket, dhe si të thuash prokuroria nuk ndalon këto, por botimin e akteve të hetimit. Pra, ndalohen ato gjëra që janë në hetim e sipër. Është një e dhënë shumë e ngushtë me ato që quhen akte, gjithçka që nuk është në akt nuk hyn në këtë urdhër dhe media nuk ka pse trembet apo mbrohet.

    Por a duhet Autoriteti i Media Audiovizive të ndërhyjë pas këtij urdhri?!

    Fuga: Se ç’bën AMA është punë e saj, por nuk besoj se AMA ka detyrë, sigurisht mund ta interpretojë, por problemi është se ka një element, pra duhet kuptuar se ajo që thotë prokuroria s’ka të bëjë me sekretin për sigurinë kombëtare, është sekreti që ka të bëjë me ato akte, të cilat prokurori i quan sekret, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme.

    E-mail të ndryshme quhen akte të hetimit apo janë objekte hetimi? Këtu media duhet të marrë ndihmën e juristit. Këto janë në kodin e procedurës penale, dhe kini parasysh, shkelja e saj konsiderohet si në kundërvajtje jo si krim, pra mund të marrësh një gjobë… Duhet të sillemi në mënyrë ligjore, të ndërtojmë shtetin ligjor.

    Duke u ndalur në debatin nëse këto të dhëna duhen botuar në media, Fuga u shpreh se gazetarët duhet të kalojnë në filtër informacionet që publikojnë, duke ruajtur etikën dhe duke mos cenuar palët e treta.

    Fuga: Ndërkohë unë nuk jam dakord me atë që thonë se media gjithçka duhet të botojë, jo sepse ka një etikë. Sepse mund të vënë në rrezik jetën e njerëzve ose vetë hetimin dhe kodi i procedurës penale e ndalon. Media do marrë përsipër të bëjë vetë klasifikimin dhe të shikojë se çfarë ka që mund të dëmtojë persona të tretë, por shpesh herë këtë nuk mund ta bëjë vetë sepse nuk e di. Ndërkohë media duhet të dijë që kodi i procedurës penal i lejon që kundrejt pagesës të blejë informacionin. Kjo është shteti ligjor dhe mendoj se kjo është rruga e drejtë për ta trajtuar problemin”.

    Po në rastin e e-mail-eve të publikuara për ish-drejtorin e Policisë, Gledis Nano, a u veprua korrekt?

    Fuga: Këtë nuk mund ta themi, asnjë gazetarë, di një gjë që ndalimi që bën prokuroria nuk ka lidhje fare me ndonjë nen që për shkak të sigurisë kombëtare të ndalohen botimi i e-mail-eve, por me mos publikimin e kateve të hetimit. Të zgjidhet një herë kjo ngatërresë, pastaj vijmë tek çështja tjetër, që kjo ndalesë e informacionit kap vetëm ato që janë bërë akt hetimi, apo dhe objektin në përgjithësi. Për mua nuk e ndalon këtë.

    Më tej ai tha se jemi në një situatë kaotike, dhe se sipas tij është e nevojshme që tre palët e përfshira në këtë debat, kanë nevojë të qartësohen.

    Fuga: Jemi në një situatë kaotike, sepse mendoj se të tre palët e përziera në këtë çështje, kanë nevojë të qartësohen. Deri tani media e ka zbatuar këtë… nëse ka pasur rrjedhje informacioni, për këtë se ka fajin media, por media mban përgjegjësinë për atë që nuk mundet që çdo gjë që e cila ekziston të informohet. Tjetër është një informacion që flet për korrupsionin, dhe tjetër kur bëhet fjalë për nëj sekret hetimi.

    Pala tjetër që duhet të qartësohet, janë analistët, që nuk kemi të bëjmë me ndalesë për ruajtjen e sigurisë kombëtare, por të hetimit. Prokuroria duhet të bëjë një konferencë dhe të sqarojë dhe ti japë medias të drejtën të njohë më mirë të drejtat që ka, por dhe media duhet të mësohet të funksionojë në mënyrë juridike. Një tension mes medias dhe organeve të drejtësisë, në çdo vend ka, është një çështje që ka disa anë, parametra, të cilat një përgjegjshmëri e drejtuesve përkatës, është e domosdoshme. Kjo më duket rruga e drejtë që na çon të ndërtojmë një shtet ligjor që nuk e kemi. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Analiza e “New York Times”: Në një cep të Kosovës, brohoritet ende për Putinin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë