Gjirokastra mes 18 vendeve fituese: Trashëgimia 2021

    Komisioni Europian dhe ‘Europa Nostra” njoftojnë fituesit e vitit 2021, të çmimit europian për Trashëgiminë. Mes 24 arritjeve shembullore, nga 18 vende të Europës, një çmim shkon për Fondacionin Gjirokastra, nga Shqipëria.

    Juria deklaroi se: “Përpjekjet e fondacionit promovojnë një brez të ri arkitektësh, zejtarësh dhe profesionistësh të tjerë, duke krijuar projekte të rijetëzimit, mbrojtjes dhe rigjallërimit të qytetit të Gjirokastrës”.

    Njëri prej ekspertëve kryesorë që loboi për dosjen e Gjirokastrës, tha megjithatë, se çmimi përveçse promocion për Gjirokastrën është edhe sfidë që imponon zgjidhje më të qëndrueshme në të ardhmen.

    Duke folur online gjatë eventit, komisionerja Europiane Mariya Gabriel, tha se: “Fituesit e çmimeve Europiane të trashëgimisë janë ambasadorë të bukurisë së trashëgimisë europiane, qoftë kjo traditë apo dije, arkitekturë mbresëlënëse, apo mënyrë sesi trashëgimia mund të bashkojë komunitete dhe breza”. / Konica.al /

    Lajmi Paraprak

    Uthulla, sekret i cili qëndron pas çdo larje

    Lajmi i rradhës

    U dënua me 32 vite burg – drejtësia më në fund triumfon

    Lajme tjera

    Tregtar flamujsh

    Nga: Ernest Koliqi (pjesë nga përmbledhja me tregime, Tregtar flamujsh, botuar më 1935) Nji ndjesi e errët, si nji…
    Më tepër

    MENDIMTARI

    Bardhyl Zaimi Që nga çasti kur e kuptoi se krejt gabimisht e kishte vendosur marrëdhënien me botën nuk…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë