Paraja dhe stresi, “krah për krah” | Si përballohet jeta më mirë, flasin psikologët

    Në sytë tanë të pasurit i kanë të gjitha. Jeta e tyre është e bukur dhe pa stres. Por realiteti është ndryshe.

    Paraja dhe stresi përgjithësisht ecin bashkë.

     “Njerëzit që kanë vështirësi financiare në fakt I përballojnë më me lehtësi dhe janë më të rezistentë ndaj problemeve të vogla të përditshmërisë. Nuk i vënë kaq shumë rëndësi një problem të vogël ankthi apo stresi, sepse janë mësuar ta mbajnë një nivel stresi. Ndërkohë që njerëzit që kanë mundësi financiare e kanë shumë të theksuar problemin e ankthit. Një problem I vogël t’u ndodhë I bën alert dhe kërkojnë të takojnë psikologun. Mundësitë financiare të sjellin edhe ngarkesë emocionale. Sa më shumë mundësi të tilla të kesh nuk do të thotë që ti je I qetë. Zakonisht njerëzit që kanë financa të mira kanë probleme në marrëdhëniet më fëmijët e tyre dhe më bashkëshortet. Shumë vijnë për terapi në çift”, tha psikologia Valbona Treska. /tch//

    Lajmi Paraprak

    E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?

    Lajmi i rradhës

    “Nëse Merko nuk ndëshkohet, gabimi do të përsëritet nga të gjithë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë