“Nëse Merko nuk ndëshkohet, gabimi do të përsëritet nga të gjithë”

    Kolegët e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko, do të debatojnë për futjen e tij në listën e zezë, të Shteteve të Bashkuara. BNJVL, do ta diskutojë këtë çështje në sesionin e parë të ardhshëm, konfirmoi anëtari i këshillit drejtues, kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov. Sipas tij, autoritetet gjyqësore duhet të hetojnë plotësisht të gjithë rastin.

    “Si këshill drejtues, sigurisht që kjo do të jetë një nga temat për të cilat do të flasim, por nuk duhet të presim që dikush të na tregojë, nëse ai është i korruptuar apo jo, ne duhet të kemi një sistem drejtësie që do ta bëjë atë çdo ditë, jo të lidhur me kryetarin e komunës, por me këdo tjetër”, tha Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

    A ekziston mundësia e përjashtimit të tij?

    “Nuk e di. Angazhimi im është që institucionet t’i zgjidhin shpejt të gjitha këto, dhe të nxjerrin në sipërfaqe imazhin e vërtetë”, u përgjigj Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

    Profesori universitar në Fakultetin e Ekonomisë, Ljubomir Kekenovski, thotë se problemi është se nuk ka reagim nga Institucionet në luftën kundër korrupsionit.

    “Asgjë e re, që nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Problemi është se nuk ka asnjë reagim të ri. Nëse e shihni se është i pandëshkuar, gabimi do të përsëritet nga të gjithë. Dhe ajo që është e rrezikshme dua të them që ne e injorojmë edhe teorinë në këtë kontekst, ju e dini çdo shoqëri ku ka korrupsion të gjatë, bëhet kulturë e korrupsionit. Ose keni një shoqëri që është e rrënjosur thellë në këtë kulturë të korrupsionit të institucioneve, që punojnë për një pjesë të vogël të njerëzve, ose keni institucione që punojnë në interes të së mirës publike”, u shpreh Ljubomir Kekenovski, profesor universitar.

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën e fundit të pyetjeve të deputetëve tha se jo vetëm kryetari i komunës së Strugës, por edhe të gjithë këshilltarët që mbështetën vendimet e tij duhet të japin dorëheqje, por edhe se periudha më e gjatë e funksionit të Merkos, ishte gjatë koalicionit të BDI-së me VMRO-DPMNE-në. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paraja dhe stresi, “krah për krah” | Si përballohet jeta më mirë, flasin psikologët

    Lajmi i rradhës

    Ua shiti 287 dele, por paratë nuk i mori – tetovari denoncon në polici dy persona nga Senakosi i Gostivarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë