Të rinjtë dhe teknologjia | Degët që po kërkohen gjithnjë e më shumë

    Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po tërhiqen pas teknologjisë dhe po e shohin si një mundësi për të ardhmen. Zhvillimet në teknologji po ecin me ritme të shpejta dhe kërkesat e tregut për aftësi digjitale janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

    Për Xhuljon dhe Erdin pasioni për teknologjinë ka nisur që në moshë të vogël dhe të ardhem e tyre e shohin të lidhur me të.

    Shumë të rinjtë zgjedhin që kohën e tyre ta kalojnë duke  zhvilluar apo mësuar aftësi të reja.

    “Sidomos kjo moshë është shumë e dhënë mbas teknologjisë, me smartphone, kompjuter, tablet, dhe këtë kohë e shfrytëzojnë për të mësuar aftësi që do t’u duhet për të ardhme dhe teknologjia siç e dimë është e sotmja dhe ardhmja”, thotë Shqipe Berisha, menaxhere e “Tumo-s”.

    Edhe maturantët gjithnjë e më shumë po kërkojnë degët e teknologjisë. Në vitet e fundit këto degë janë ndër të parat që plotësohen me kuota. Në një botë që po investon gjithnjë e më shumë tek teknologjia, edhe të rinjtë shqiptarë po zgjedhin që të bëhen pjesë e saj. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    1 Maji, Dita ndërkombëtare e punëtorëve | Lufta për të drejtat dhe kushtet e punës

    Lajmi i rradhës

    Sa “kushton” një fëmijë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë