Zelensky do t’i drejtohet nesër Kuvendit të Shqipërisë

    Ditën e nesërme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet me një video-mesazh Kuvendit të Shqipërisë. Për këtë arsye mësohet se do të shtyhet seanca planare nga orë 11:00 që ishte parashikuar për në orën 13:00.

    “Ju njoftoj se seanca plenare e posaçme e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë së cilës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do ti drejtohet Kuvendit , do të zhvillohet nesër, ditën e martë, datë 3 maj, ora 13:00”, thuhet në njoftim.

    Zelensky edhe më herët i është drejtuar disa prej parlamenteve evropiane duke i falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës, që është sulmuar nga Rusia që prej 24 shkurtit. /Lapsi.al/

    Lajmi Paraprak

    EVN e lë pa rrymë gjatë festës një pjesë të Haraçinës

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia duhet të “pavarësohet” nga gazi rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë