Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

    Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 85.4 përqind e të gjitha ujërave në BE janë “të shkëlqyera”. Qiproja, Bullgaria, Greqia dhhe Austria kryesojnë.

    Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës.

    Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025) u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore – bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve.

    Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në QiproBullgariGreqiAustri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.

    Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 përqind të ujërave si të shkëlqyera. Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 përqind  të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 përqind.

    Shumica e ujërave natyrorë në Evropë janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike. Megjithatë ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.

    Shqipëria renditet e fundit

    E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës. Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 përqind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

    “Është e domosdoshme të identifikohen burimet e ndotjes në zonat e pellgut të këtyre ujërave dhe të zbatohen masa të integruara për menaxhimin e ujit për të rikthyer cilësinë e ujit në nivelin minimal të nevojshëm për t’u larë”, kërkon EEA.

    Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit kufizohet në matjen e dy parametrave që ndikojnë ndaj shëndetit të atyre që lahen. Agjencia mat përqindjen e baktereve intestinale coli, e njohur më mirë si E. coli, dhe të enterokokëve në ujë. Të dyja mund të shkaktojnë sëmundje infektive tek njerëzit dhe tek kafshët. Ndotësit kimikë nuk janë pjesë e monitorimit të ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve. /DW/

    Lajmi Paraprak

    “Jo luftë kundër Iranit, por kundër programit bërthamor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë